Avioni i delegacionit shqiptar është ulur në aeroportin e Beogradit rreth orës 9.30, ashtu siç ishte parashikuar. Ai u nis nga Rinasi në orën 8.30.
Takimet e kryeministrit Rama nisin në orën 11.
Më poshtë axhenda e plotë
11:00 Delegacioni mbërrin në Pallatin Serbia. Kryeministri i Republikës së Serbisë i uron mirëseardhjen Kryeministrit te Republikës se Shqipërisë. Së bashku asistojnë në luajtjen e himneve kombëtarë dhe parakalojnë në revistë rojën e nderit.
11:10 Takim kokë më kokë midis dy Kryeministrave
11:30 Takim midis dy delegacioneve
12:15 Konferencë për shtyp e dy Kryeministrave
16:00 Bashkëbisedim me gazetaret i Kryeministrit dhe dy Ministrave në hotel Hyatt
17:00 Panel i organizuar nga Dr. Dusan Janjic dhe Forum for Ethnic Relations me temë “Cooperation between Albania and Serbia” në prani të rretheve intelektuale, biznesmenëve, trupit diplomatik, parlamentarëve serbë, përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe mediave. Adresa Hotel Falkensteiner Beograd. Ulica Mihajla Pupina 10K.
19:35 Pritje nga Kryebashkiaku i Beogradit.
E martë, 11 nëntor 2014
Vizita në Preshevë
















