Kryreministri shqiptar, Edi Rama, pas vizitës se nesërme në Beograd, ne orët e hershme te mengjesit te së marset do të ushtojë për në Preshevë”.
Kështu ka deklaruar për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë” znj. Suzana Vasileviç shefe e kabinetit të qeverisë serbe. Me këtë konfirmim zyrtar për vizitën e kreut të qeverisë shqiptare në Preshevë hiqen dilemat dhe shkrimet spekulative se Rama nuk do të shkoje apo nuk do t’i lejohet të vizitojë trevat shqiptare në Jugun e Serbisë, respektivisht në Preshevë dhe Bujanoc në të cilat kanë bërë përgatitjet e duhura për këtë vizitë të pritur prej kohësh.















