• Latest
  • Trending
  • All

Kapitali më i madh politik i Ramës: Berisha

09/11/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 15 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Kapitali më i madh politik i Ramës: Berisha

09/11/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

“Përse Rama u mor me 4 të vrarët e Berishës para Kryeministrisë dhe me 26 të vrarët e birit të Berishës në Gërdec, kur i duhej të fliste për 4 të vrarët e birit të Luiza Xhuvanit?” – më pyeti në mënyrë retorike një mik i im tek po diskutonim për deklaratat që bënë Rama e Xhuvani në hollin e Kryeministrisë ditën e vrasjes së katërfishtë për të cilën akuzohet biri i kësaj të fundit. “Sepse kapitali më i madh politik i Ramës është Berisha – ripërmendja e hërëpashershme e bëmave të tij e rifreskon këtë kapital,” iu përgjigja mikut tim dhe i bëra pak a shumë shpiegimin e mëposhtëm.

Përkrahja elektorale për koalicionin e drejtuar nga Rama ka rënë pas një viti e ca qeverisje të tij. Sipas dy sondazheve të kryera nga unë para disa javësh, vetëm 2/3 e elktoratit të majtë kryeqytetas është gati ta rivotojë sot këtë koalicion, ndërsa në rang vendi, vetëm treçereku i elektoratit të majtë urban është gati ta rivotojë. Diçka të ngjashme tregonte edhe një sondazh i kryer në maj nga Ridvan Peshkëpia (prezantuar në emisionin “Opinion” të Fevziut), i cili mbulonte gjithë territorin e Shqipërisë.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Por për një koalicion që vjen rishtas në pushtet, rënia e përkrahjes elektorale, sidomos në zonat urbane, nuk është një fenomen i jashtëzakonshëm. Kështu, në zgjedhjet bashkiake të vitit 2007, koalicioni i drejtuar nga Berisha pësoi një rrudhje të ndjeshme elektorale në zonat urbane. Olldashi, për shembull, mori në kryeqytet vetëm treçerekun e votave që kishin marrë dy vjet më parë të gjithë kandidatët e djathtë për deputetë, të marrë së bashku (të PD-së, PR-së, LZHK-së, PDK-së etj.). Të njëjtin nivel votash patën edhe garuesit e djathtë për kryebashkiakë në minibashkitë e Tiranës, të marrë së bashku. Në 20 qytetet më të mëdha, garuesit e djathtë për kryebashkiakë morën vetëm 85% të votave të elektoratit të djathtë të dy viteve më parë.

Kjo rrudhje nuk do të kishte qenë problem, në qoftë se do të ishte shoqëruar edhe me një rrudhje të elektoratit të majtë. Por në fakt, në zonat urbane, e majta nuk u rrudh. Rama, për shembull, mori në 2007-ën në kryeqytet ekzaktësisht po aq vota sa ç’kishin marrë dy vjet më parë të gjithë kandidatët e majtë për deputetë, të marrë së bashku (të PS-së, LSI-së, PSD-së, PDS-së, etj.) Të njëjtin nivel votash patën edhe garuesit e majtë për kryebashkiakë në minibashkitë e Tiranës, të marrë së bashku. Në 20 qytetet më të mëdha, garuesit e majtë për kryebashkiakë morën 95% të votave të elektoratit të majtë të dy viteve më parë.

Dhe a do të përsëritet i njëjti skenar në 2015-ën? Sondazhet e para disa javëve që citova më sipër sugjerojnë të kundërtën – koalicioni opozitar nuk e ka ruajtur dot përkrahjen, edhe ashtu të vogël, të qershorit 2013. Kështu vetëm 2/3 e elktoratit të djathtë kryeqytetas është gati ta rivotojë sot këtë koalicion, ndërsa në rang vendi, vetëm treçereku i elektoratit të djathtë urban është gati ta rivotojë. Ndërkohë, që të jetë konkurues, atij do t’i duhet jo vetëm të ruajë votat që kishte, por edhe t’i shtojë ndjeshëm ato.

Por si shpiegohet rrudhja e elektoratit të djathtë, kur PD-ja, partia kryesore e djathtë, po e rinovon pothuaj krejtësisht ekipin drejtues të saj, siç e rinovoi PS-ja pas humbjes së 2005-ës?  Një përgjigje të tërthortë kësaj pyetjeje ia japin përsëri sondazhet e sipërcituara. Si në sondazhin e Ridvan Peshkëpisë, edhe në timin, kuotat e opinionit pozitiv për kryedemokratin Basha ishin 16 pikë më të larta se të ish-kryedemokratit Berisha.

Kjo kuptohet që nuk do të përbënte problem në qoftë se Berisha do të kishte bërë një tërheqje të ngjashme me atë që bëri dikur Sabri Godo nga Partia Republikane. Por Berisha s’bëhet dot Sabri Godo – çdo mëngjes ai ulet para FaceBook-ut dhe jep direktivat e ditës për PD-në. Dhe pasi komentet e tij në FaceBook bëjnë xhiron e mediave shqiptare, në selinë e PD-së del një deputet, ose kryetari Basha, për të bërë një deklaratë për shtyp, që thjesht zbërthen direktivat e publikuara nga ish-kryetari në mëngjes (Madje edhe shpalljen e 22 nëntorit si ditë proteste, Berisha e bëri i pari në FaceBook).

Ky ritual pothuaj i përditshëm, pa dyshim, është vënë re nga elektorati i djathtë. Dhe kuptohet që atyre të djathtëve që kanë opinion pozitiv për Bashën, por jo për Berishën, nuk u pëlqen fakti që ish-kryetari, praktikisht, përcakton vijën politike të partisë kryesore të djathtë. Jo rastësisht, shumica e këtyre lloj të djathtëve thonë në sondazh se nuk janë gati ta rivotojnë sot koalicionin opozitar.

Duke përmbledhur sa më sipër, mund të thuhet se kostot elektorale të betejave të mëdha që ka nisur qeveria Rama për prishjen e ndërtimeve të paligjshme, ndalimin e vjedhjes së energjisë elektrike, gjobitjen e drejtuesve të automjeteve, rritjen e të ardhurave shtetërore etj., balancohen nga kostot elektorale të opozitës prej “daljeve” të përditshme të Berishës në FaceBook. Kosto këto që vetëm mund të shtohen pas një rikthimi në Parlament të superaktivit Berisha…

Previous Post

Të jesh apo të mos jesh me Edi Ramën

Next Post

1953/Debati për gjuhën / Përgjigje studiuesve të huaj, sa fjalë të shqipes vijnë nga latinet dhe italianet

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

1953/Debati për gjuhën / Përgjigje studiuesve të huaj, sa fjalë të shqipes vijnë nga latinet dhe italianet

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.