Përmes bashkëpunimit me “Grameen Bank”, Bashkia e Tiranës do të krijojë mundësi të reja për hapjen e bizneseve të reja dhe punësimin në kryeqytet.
Gjatë një takimi që Kryebashkiaku Basha pati pati themeluesin e kësaj banke, nobelistin Muhammad Yunus u ra dakord për vënin në dispozicion të fondeve të përbashkëta, për hapjen e bizneseve të reja dhe rritjen e punësimit.
Basha tha se për shkak të situatës ekonomike që po kalon vendi dhe rritjes së vazhdueshme të taksave është bërë i vështirë, madje i pamundur, suksesi i bizneseve të konsoliduara.
Bashkia e Tiranës ka vendosur një fond prej 1 milionë eurosh, i cili shërben si fond garancie për bizneset e reja që hapen apo drejtohen nga të rinj, ndërsa bashkë dhe me donatorë të tjerë ka vënë një fond prej 5.2 milionë dollarësh për kreditimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Tiranë.
















