Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, u takua, në Tiranë, me nënkryetaren e Parlamentit të Serbisë, Gordana Çomiç, e cila po merr pjesë në mbledhjen e grupit të punës për Procesin e Europës Juglindore. Duke folur për vizitën e kryeministrit shqiptar Rama në Beograd, Meta ka thënë se ajo është një vizitë që tregon vendosmëri për të normalizuar marrëdhëniet Serbi-Shqipëri. Ndërkohë, ai tha se janë këto dy vende që kanë përgjegjësi për të ardhmen e rajonit, ndaj dhe duhet të bashkëpunojnë duke mos përsëritur konfliktet e së kaluarës. ‘Është një vizitë që tregon vendosmëri për të ecur më tej drejt rrugës së normalizimit dhe bashkëpunimit midis Serbisë dhe Shqipërisë. Sepse Shqipëria dhe Serbia kanë një përgjegjësi të veçantë për të ardhmen të të gjithë rajonit dhe këtë përgjegjësi do ta ushtrojnë dhe duhet ta ushtrojnë vetëm nëpërmjet bashkëpunimit, përmes tolerancës, përmes kreativitetit, përmes mospërsëritjes së frymës konfliktuale të së kaluarës. Sepse duhet të jemi të vendosur për të bërë një histori të re, jo një histori në shërbim të së kaluarës, por një histori për të ardhmen’, ka thënë kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















