Piktori i mirënjohur Vincent van Gogh nuk kreu vetëvrasje. Kështu kanë deklaruar autorët e biografisë së re të piktorit.
Steven Naifeh dhe Gregory White Smith thonë se, në kundërshtim me atë që besohet nga njerëzit, ka shumë të ngjarë që të jetë qëlluar aksidentalisht nga dy djem, të cilët mendonin se arma nuk funksiononte.
Autorët erdhën në këtë përfundim, pas 10 vitesh studime me më shumë se 20 përkthyes dhe studiues.
Muzeu i Van Gogh-ut në Amsterdam, e quajti pretendimin “dramatik” dhe “intrigues”.
Në një deklaratë, kuratori Leo Jansen tha se “shumë pyetje mbeten pa përgjigje dhe është e parakohshme të përjashtohet vetëvrasja”. Ai shtoi se pretendimet e reja, do të gjenerojë diskutime të ashpra.
Van Gogh vdiq në Auvers-sur-Oise, në Francë, në vitin 1890 në moshën 37-vjeçare. Mjeshtri holandez qëndronte në hanin Auberge Ravoux, nga ku ai shkonte në fushat me grurë për të pikturuar.
Ajo që pretendohet prej kohësh është se piktori Vam Gogh qëlloi veten me armë, përpara se të kthehej në han, vendin edhe ku ndërroi jetën.
Vincent Willem van Gogh ishte një piktor holandez dhe një nga themeluesit më të rëndësishëm të modernes.

















