• Latest
  • Trending
  • All

Pse u dashka të kemi empati për kundravajtësit?

07/11/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Pse u dashka të kemi empati për kundravajtësit?

07/11/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Ndërhyrja e qeverisë, me ligje të reja apo me një zell të ri për të zbatuar ligje të vjetra, kundër paligjshmërisë ka provokuar një diskutim të madh, në të cilin opinioni publik shihet i ndarë në dy pjesë. Njëra është në mbështetje të aksionit kundër paligjshmërisë, dhe tjetra është në mbrojtje, ndonjëherë në mbështetje, të atyre që në rrethana të tilla janë viktima të operacioneve policore (ata që kanë bërë ndërtime pa leje, ata që kanë zaptuar troje që s’janë të tyret, ata që s’pyesin për rregullat e trafikut rrugor, e atyre që e vjedhin, apo nuk e paguajnë, energjinë elektrike, etj). Nuk dihet se cila pjesë e opinionit është më e fuqishme në terma numerike por, duke konsideruar që paligjshmëria tek ne përbën një stil jetese, kam frikë se shqiptarët që në këtë rast janë kundër qeverisë janë më të shumtë. Dhe kuptohet që një numër i madh syresh janë kundër qeverisë, jo sepse këtë qeveri nuk e kanë votuar apo nuk e duan, por sepse nuk janë dakord me këtë fushatë. Nuk janë dakord qoftë për arsye etike (e si mund të përshëndesësh një aksion që i kundërvihet stilit e mënyrës tënde të jetesës?), qoftë për arsye praktike, ngaqë në rrezen e veprimit të ciklonit qeveritar janë përfshirë ata vetë, apo njerëz të tyre. Ka rrezik që, duke qenë se aksioni qeveritar është në front të gjerë, secili të ketë se s’bën në rrethin e vet fisnor një njeri të ndaluar apo të gjobitur. Dhe në shoqëri si kjo e jona, ku individi është i shkrirë me fisin, solidariteti anti qeveritar në një rrethanë të tillë është gjëja më e natyrshme.

Kam pasur rast ta bëj publik qëndrimin tim. Po e përsëris: unë jam pjesë e asaj pjese të opinionit që e mbështet këtë aksion kundër paligjshmërisë. Midis kësaj të fundit, paligjshmërisë pra, dhe ndërhyrjeve të forta të shtetit kundër saj, unë jam vendosmërisht me këtë të fundit. Ne mund t’i bëjmë rezistencë këtij aksioni, dhe për këtë mund të gjejmë plot arsye, që nga teprimet e policisë a të prokurorisë e keqardhja apo empatia për kundravajtësit, që këtë herë janë të të gjitha kategorive, moshave, orientimeve kulturore, gjinisë, etj, e deri te goditja selektive që u bëhet këtyre të fundit e te logjika se “ç’kuptim ka t’i tregosh vendin ca kundravajtësve që janë të një niveli banal në rrethanat kur ca kundravajtës ku e ku më të rëndësishëm janë të mbrojtur prej imunitetit, e mbi të gjitha prej impunitetit”.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Këto dy arsye të fundit meritojnë të diskutohen. Në të vërtetë, nuk ka gjë më racionale se sa të thuash që “nuk ka kuptim të ndëshkosh disa njerëz me akuzën se kanë kryer një akuzë penale të caktuar e të mos dënosh të tjerë që kanë kryer një vepër penale më të rëndë”. Afërmendsh, tek kategoria e atyre që kanë kryer vepra penale më të rënda përfshihen autoritete qeverisëse të të gjitha niveleve e të gjitha sezoneve politike, një pjesë e të cilëve janë dhe promotorët e aksionit të sotëm kundër paligjshmërisë. Me fjalë të tjera, përfshihen policë, prokurorë, gjyqtarë, politikanë, deputetë, qeveritarë, ish qeveritarë, të cilët janë pasuruar gjatë këtyre kohëve duke plaçkitur pasurinë publike, duke abuzuar me postin, duke dëmtuar interesin publik, etj, gjithnjë në këmbim të tangjenteve. Pyes: Ka kuptim që këta të fundit të dënojnë ca të tjerë për vepra penale ku e ku më të lehta? Po ju jap një përgjigje që mund t’ju befasojë: Nuk ka kuptim në një plan moral, por ka shumë kuptim në një plan praktik.

Ne të gjithë, e thashë edhe më sipër, jetojmë e mbijetojmë në mes të paligjshmërisë, dhe kjo paligjshmëri e shtrirë në mënyrë kaq kapilare nuk luftohet me kryqëzata morale. Kjo luftohet më së pari e mbi të gjitha me aksion politik, dhe tagrin, fuqinë, mjetet e legjitimitetin për ta inicjuar, zhvilluar e finalizuar një aksion të tillë e ka maxhoranca qeverisëse. Pse? Sepse, është si është, ajo është e vetmja që është votuar, e votohet. Ne nuk dimë ende që të të jetë shpikur një kriter tjetër, përveç atij elektoral, mbi bazën e të cilit një grup i caktuar njerëzish të rivendikojë të drejtën për të administruar interesin e punët publike. Sensi ynë i drejtësisë do mund të ishte një alamet kriteri, por ky sens as matet, as shndërrohet dot në një tipar idiosinkratik që do mund të adoptohej nga të gjithë në të njëjtën mënyrë/masë, e prandaj nuk ka se si, bazuar në të, të prodhojmë autoritetin qeverisës apo vendimmarrës. Le ta konsiderojmë sa të duam inferior moralisht një stabiliment politiko-institucional (politikanë, gjyqtarë, prokurorë, etj) në krahasim me veten tonë, por nuk duhet të harrojmë se ajo ka diçka që ne nuk e kemi: mandatin popullor për të drejtuar vendin. Ne mund ta konsiderojmë të padenjë në planin moral, por nuk mund të vëmë në dyshim të drejtën e saj të ligjshme, që ne të tjerët nuk e kemi, për të qeverisur. Edhe në SHBA, fjala vjen, nuk ka kuptim që të rraset në burg një teksan që shet e përdor marijuanë në një kohë që një teksan tjetër me emrin George W. Bush shijon i qetë pleqërinë, ndonëse është, me gjasë, fajtor për mijra viktima në Irak. Shkurt, duhet të kemi kujdes: kryqëzatat morale janë shpesh herë alibi të atyre që duan të mos ndryshojë asgjë në këtë vend.

E vetmja gjë që e komprometon rëndë, për rrjedhojë mund ta lërë pa mbështetje, ndërhyrjen e qeverisë kundër paligjshmërisë është natyra selektive e goditjes. Ky aksion duhet kolauduar mirë, dhe me këtë kam parasysh edhe një stekë të qartë që duhet vënë (është shumë e rëndësishme, në këtë Shqipëri ku paligjshmëria ia ka marrë valles, që të përcaktohet mirë se cilat paligjshmëri duhen ndëshkuar, në mënyrë që të shmangim së pari mbushjen e burgjeve, e së dyti fikjen e ekonomisë kombëtare që është ngritur në një masë të madhe mbi informalitetin). Me t’u përcaktuar kjo stekë, dora e ligjit duhet të bjerë mbi të gjithë, djathtas e majtas. Nëse kjo ndodh, aksioni e ka të garantuar suksesin, e në këtë mes ndihen rehat të gjithë, edhe kundravajtësit që nuk ndihen të diskriminuar, edhe qytetarët e ndershëm që shohin se paligjshmëria po goditet, edhe qeveria që mund t’i shohë qarin kësaj pune në terma elektoralë; madje edhe opozita që, kur të vijë hera, do t’i duhet të qeverisë një vend më normal.

Ajo që është bërë në një numër rastesh me deputetë e me njerëz me pushtet të penalizuar nga policia rrugore (gazetat kanë publikar lajme e pamje me deputetë që janë ndaluar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor) është parë nga shumëkush me kërshëri e gëzim. Është, në fakt, një nga gjërat më të rralla, e më të bukura, që kanë ndodhur ndonjëherë këtyre anëve: janë gjobitur e ndëshkuar njerëz me pushtet për të njëjtën kundravatje që ndëshkohen dhe njerëz pa pushtet. Nëse kjo qasje bëhet e zakonshme, nëse kjo logjikë shtrihet në të gjithë aksionin kundër paligjshmërisë, atëherë do të ketë gjithmonë e më shumë  shqiptarë që do ta mbështesin këtë aksion, e do të ketë gjithmonë e më pak shqiptarë të zemëruar apo të revoltuar me “represionin shtetëror”.

Previous Post

Panairi, më pak tituj të rinj

Next Post

Shqipëria e kuislingëve: Mendjelehtësia e baballarëve dhe disa pakte skandaloze

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Shqipëria e kuislingëve: Mendjelehtësia e baballarëve dhe disa pakte skandaloze

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.