Kryetarja e Komitetit serb të Helsinkit Sonja Biserko është shprehur se ndeshja që u luajt në Beograd mes Serbisë dhe Shqipërisë nxorri në pah tensionin që ekziston mes shqiptarëve dhe serbëve dhe të të dyja shteteve.
“Ndeshja e fundit në Beograd nxorri në dritë gjëndjen e marrëdhënieve të dy vendeve dhe ishte një shenjë e mirë nga të fillohet. Ndeshja nxiti shumë propagandë nga të dy palët por ishte shumë informative për pikën se ku janë marrëdhëniet. Do doja të komentoja ndikimin e vetë incidentit. Në Beograd ishte nxitja për t’i karakterizuar shqiptarët me steorotipin e armikut dhe me shumë deklarata armiqësore nga elitat politike. Dhe provokimet me Shqipërinë e madhe ishte diçka që i shkon përshtat Serbisë sepse Serbia gjithmonë kishte shpresuar se Shqipëria do të bënte hapa për të ndarë Kosovën dhe kjo nuk ndodhi dhe mendoj se përfundimisht i është vënë pikë ndarjes në rajon”, tha Biserko.
Ajo ka shtuar se Serbia duhet ta shohë realitetin në sy dhe ta njohë shtetin e Kosovës.
Sipas saj, kjo do të ishte pika përfundimtare që do të vendoste balancë dhe që mes shqiptarëve dhe serbëve mos të ketë më tension ndëretnik.
















