Kostandin Xhuvani është akuzuar të mërkurën zyrtarisht për vrasjen e 4 personave një dite më parë në Tiranë. Prokuroria e Tiranës i ka komunikuar akuzën djalit të ish-deputetes socialiste.
Kostandin Xhuvani 26 vjeç u kap nga policia me arme ne dore prane lokalit ku ndodhi masakra, ai u akuzua zyrtarisht per vrasje ne rrethana te tjera cilesuese kunder dy ose me shume personave. Kjo akuze ne Kodin Penal parashikon denim jo me te vogel se 20 vjet deri ne burgim te perjetshem.
Nderkohe, shoku i tij Erald Sida eshte akuzuar per favorizim prostitucioni.
I shoqeruari i fundit nga policia Albano Ballcaj eshte liruar nga paraburgimi pasi sipas prokurorise ai nuk dyshohet qe te jete implikuar ne vrasje, por thjesht ka qene ne njeren nga tavolinat qe u perfshine ne konfliktin qe precipitoi ne masaker.















