Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e mërkurë, 5 nëntor 2014. Gazeta “Panorama” ka si titull kryesor; “Djali i deputetes, masakër për kokainën në lokal, katër të vrarë”. Tituj të tjerë janë; “Dëshmia e shokut të Xhuvanit: Nuk kishte para për drogën, si qëlloi mbi katër viktimat”. “Paketa fiskale, taksat e reja për naftën, shtëpitë dhe kontot bankare”. Gazeta “Shekulli” hapet me shkrimin kryesor; “Kritere të reja për mësuesit, si do të largohen mësuesit pa arsim dhe si do të plotësohen vendet e lira”. Tituj të tjerë janë; “Detajet e masakrës, vrasja e katërfishtë, akuzohet Xhuvani”. “Deputetja Xhuvani dorëzon mandatin”. “Ditmir Bushati: Shqipëria do të hyjë në BE brenda një dekade”. Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “Çfarë ndodhi në lokalin e masakrës. Kërcënimi i Xhuvanit për policin: Më lër të iki, se do të vras dhe ty”. Tituj të tjerë janë; “Buxheti 2015, Rama i dyfishon fondet vetes, ia ul Presidencës”. “Paketa fiskale, Qeveria sprapset nga rritja e taksës së makinave, hiqet ndihma ekonomike për 20 mijë persona”. “Gazeta Shqiptare” çelet me shkrimin kryesor, “4 të vrarë në “Pub”, ja dialogu para masakrës”. Tituj të tjerë janë; “Luiza Xhuvani: Të bëhet drejtësi, jap dorëheqjen si deputete”. “Rama: Kostandini, rruga e gjatë për në shtëpi”. Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor, “Masakra për pazaret e drogës, djali i deputetes vret katër vetë në klubin e natës në Tiranë”. Tituj të tjerë janë; “Luiza Xhuvani lë mandatin: Drejtësia të bëjë drejtësi”. “Nishani thërret Ramën, Metën dhe Bashën”. “Lulzim Basha dhe Shkëlzen Berisha akuza qeverisë”.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















