Vijojnë sot procedurat për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH. Në garë janë 57 kandidatë, të cilët plotësojnë kushtet dhe që do të përzgjidhen nga komisioni i medias. Prej tyre do të mbeten 10 kandidatë.
Kandidaturat do të përzgjidhen një e nga një, përgjatë seancave që komisioni do t’i zhvillojë me dyer të mbyllura. Në respekt të ligjit, komisioni do të mbajë parasysh ruajtjen e balancës, ku në përfundim të këtij procesi pesë kandidatë do të rezultojnë të mbështetur nga mazhoranca dhe pesë të mbështetur nga opozita. Edhe dje, nënkryetari i komisionit, Alfred Peza i bëri sërish thirrje deputetëve të opozitës që të vijnë në komision dhe të bëhen pjesë e procedurave për zgjedhjen e bordit drejtues të RTSH-së
















