Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e mërkurë, 4 nëntor 2014. Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor, “Shtohen efektivët, administrata, 1200 vende pune për policët”. Tituj të tjerë janë; “Grupi i PS, Rama zbulon negociatat me Bujar Nishanin”. “Tritoli ndaj Kollozit u pagua 7500 euro”. Gazeta “Shekulli” hapet me shkrimin kryesor; “Largohen nga puna 4 mijë mësues”. Tituj të tjerë janë; “Banda e tritolit, 7500 euro për atentatin ndaj Kollozit”. “Mashtrimet me miellin, deputetët i kërkojnë llogari Panaritit”. “shpërndarësit e 3 kg heroinë kapen në momentin e trafikimit”. “Nishani “dorëzon” ambasadorin në SHBA” “Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor, “Ikin 4 mijë mësues; S’ka rroga që nga janari 2015”. Tituj të tjerë janë; “Julian Sinanaj: Dyshova për kurth, pse nuk e vrava biznesmenin M.L”. “Ismet Haxhia: Dialogu në makinë me Fatmir Haklajn pasi pa vëllanë e vrarë”. “Qeveria pakt me BB për 150 mln dollarë”. Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor, “Pa asnjë mëshirë” Tituj të tjerë janë; “150 milionë dollarë për të shpëtuar sistemin energjitik” “Doganat: Arkëtimet në shifra rekord”. “Vjen në jetë trashëgimtarja e kandidatit për deputet”. Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “Buxheti 2015, qeveria shton me 1200 policë ushtrinë e Tahirit”. Tituj të tjerë janë; “” “Rrëfimi i Julian Sinanajt: Më paguan 7500 euro për tritolin në banesën e Kollozit”. “Paralajmërohet largimi i 4000 mësuesve pa arsim dhe jashtë profilit”. “Korçë, dhëndëri vret vjehrrin pas prishjes së krushqisë”.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















