Deputeti socialist ka reaguar ashpër për cilësinë e miellit që importohet në Shqipëri nga Kosova. Në seancën e sotme dëgjimore në Komisionin e Integrimit Balla ka kërkuar që të mos përdoret patriotizmi për një produkt pa standarte.
“Është e papranueshme të bësh patriotizëm me bukën e shqiptarëve. Kërkoj që cilësia e miellit që hyn në Shqipëri të jetë si e vendeve të Bashkimit Europian. Nuk mund të konceptohet që në emër të patriotizmit të hyjë në Shqipëri miell nga një vend tjetër dhe të na “shitet” ne si produkt kosovar, për më tepër pa standard. Kjo histori duhet të marrë fund një herë e përgjithmonë”, citohet Balla nga gazeta “Tema”.
Taulant Balla foli në cilësinë e nënkryetarit të Komisionit të Integrimit, duke i kërkuar ministrit të Bujqësisë që të rakordojë punën me palën kosovare.
















