• Latest
  • Trending
  • All

Reflektime para një semafori

01/11/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Reflektime para një semafori

01/11/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Artan Fuga

Ngado diskutohet për gjobat, nëse shkel rregullimin e qëndrimit përpara një semafori të kuq. Në fakt, kam shumë kohë që sa herë shoh një semafor të kuq që më detyron të ndalem, nis e mendoj. Çfarë mendoj ato sekonda? Sa më shumë ta shohësh semaforin e kuq aq më tepër ai qendrën i ndezur sa një sy ciklopi dhe nuk kalon për qamet në dritën jeshile që na lejon të kalojmë. Kjo është ajo që quhet koha psikologjike. Sa më tepër ta kesh mendjen te xhezveja e kafes e pret të ziejë, aq më e gjatë, shekullore, bëhet pritja. Nuk thoshte kot dikur filozofi Alain se koha është paradoksale, sa më e mbushur të jetë aq më shpejt kalon, sa më bosh aq më e rëndë është ta lëvizësh. Hiqni vëmendjen pak të dhjeta sekondash nga vlimi i kafes dhe do të shikoni se ajo jo vetëm ka zier, por edhe është derdhur nga të gjitha anët duke bërë helaq gjithçka, e duhet marrë lecka për të fshirë pllakën e stufës. Kështu është edhe me semaforin e kuq, hiqeni mendjen që andej dhe ai sa hap e mbyll sytë do të kalojë në jeshile. Menjëherë i uruari i paduruar që është pas teje do të nisi t’i bjerë burisë më të madhe. Nuk dihet se përse është i nxituar, ku shkon në këtë ditë a thua se do të nisi ndonjë raketë apo i mbyllet banka. Hiç kot ka qejf të ecë drejt askundit me ankth e padurim. Nuk e pret askush.
Prej kohësh më dukej se semafori me dritë të kuqe është me diametër më të madh sesa ai me dritë jeshile. Nuk e di sesi m’u faneps një mbrëmje para gjumit kjo gjë. Mezi prita të gdhihej, nata është e gjatë kur pret të gdhihet, dhe sapo këndoi kaposhi i parë dola në rrugë dhe me vrap te semafori i kuq. Jo nuk ishte iluzion sikurse kisha kujtuar. Vasilij Kandiskij, babai i artit abstraksionist ka të drejtë kur shkruan se drita e verdhe dhe drita e kuqe janë shpërthyese dhe duken sikur kapin një perimetër më të gjerë sesa ndodh realisht. Është iluzion. Ka ngjyra që shpërthejnë jashtë me gëzim dhe me haré, sikurse ka edhe ngjyra që përmbyllen brenda tyre, tkurren, sikurse është për shembull e zeza ose ato afër saj.
Por, jo, nuk ishte iluzion, drita e kuqe ishte vërtet më e gjerë në diametrin e saj real sesa ngjyra jeshile. Kuptohet, që ndalesa është bërë më e dukshme sesa lejimi për ta bërë diçka.
Në fakt ka disa udhëkryqe ku rrugët bëhen lesh arapi. Edhe në Tiranë ndodh shpesh kështu. Sa mirë që i kanë pas bërë qëkuri që të numërohen edhe sekondat te semafori! Ndalesa na paralajmërohet që më parë. Nuk është si në jetë ku nuk e dimë se çfarë na pret fare. A do të kemi fat pas një kohe? A do të na ndalohet diçka apo do të na lejohet? Nuk e dimë. Jeta na gjen të papërgatitur me të papriturat e saj sado të dukemi të matur dhe të kujdesshëm. Të vjen e mira nga se pandeh, edhe e keqja aq më keq. Përgatitesh për diçka kur plas në anën tjetër. Askush nuk e ka sigurinë. Kurse përpara semaforit të gjithë kanë mundësinë për ta ditur dhe parashikuar të ardhmen e tyre pa pasur nevojë për fallxhor. Edhe njëzetekatër sekonda liri, edhe tridhjetepesë sekonda burgim me ndalim, e kështu me radhë… Unë e kam zakon që numëroj pak me zë të ulët numrat e sekondave që ikin. Edhe nëntë sekonda dhe pastaj do të jem i lirë, gazi vërshëllen, freksioni nis e lirohet, freni lëshohet, dhe vrruuuummm!, përpara.
Por diku-diku e ekzagjerojnë sepse duhet të presësh edhe nga dyzetepesë sekonda a më shumë. Ndofta edhe nëntëdhjetë sekonda. Më mirë nisim durojmë me minuta, le të themi një minutë sepse duket më pak se gjashtëdhjetë sekonda…
Nuk e di se përse dhe kush ankohet për këtë rregullin që semafori me dritë të kuqe duhet respektuar. Sepse nëse nuk duhet respektuar për kë duhet ta kishin vendosur??? Qytetari i mesëm dhe i thjeshtë e ka respektuar gjithmonë dritën e kuqe të semaforit. Ka frikë ta shkelë rregullin. Kam pas vërejtur që dy kategori nuk e kanë respektuar rregullin e ndalesës dhe disa ende nuk e respektojnë. Nuk e kanë pas respektuar halabakët që nuk njohin rregull e rend, nuk kanë as besë e as fé, dhe politikanët e lartë të shoqëruar ose jo me makina policie, ndofta edhe disa delegacione të huaja. Pra, ata të fortët sepse ata nuk kanë frikë dhe ndroje nga ligji, kurse qytetari i ndershëm masiv nuk e shkel sepse ka frikë policin, por edhe ndihet i pasigurt se vetura kushton dhe ai nuk ka mundësi të blejë një të dytë. Kam parë një ditë një halabak nga këta me Benza të rinj që kaloi kryqëzimin me një shpejtësi drite pa u ndalur as nga semafori e as nga frika se mos do të vriste njeri. Hiç fare s’ia bëri tërr syri. Trim i rrallë. Me siguri do të kishte marrë diku pak hashash.
Se semafori me dritën e kuqe është sikurse çdo shenjë, edhe ndalon edhe lejon, edhe një parametër barazie por edhe një parametër diskriminimi. Kur të gjithë ndalojmë përpara tij atëherë ajo shenjë ngjall respekt dhe i dobëti ndihet krenar sepse atje të gjithë janë të barabartë, jevgj me karroca me motor, aq të lezetshëm dhe fantastikë, femra që duken që larg se veturën e kanë mësuar ta drejtojnë paksa çuditshëm, telefonues që harrohen pas celularit, halabakë, individë që fryhen në timon se kujtojnë se janë gjithkushi, vetura politikanësh, bosësh, hajdutë veturash, maune, triçikla ngarkuar me pajisje të vjetra shtëpie. Kurse kur sheh sesi të fortët kalojnë pa respektuar asgjë, qoftë edhe të paraprirë nga vetura policie, të dobëtin se çfarë e kap një ndjenjë trishtimi dhe pafuqishmërie, i neveritet vetja, pale po të jetë përkrah gruas së tij ku zhburrërohet, squllet, humb pa nam a nishan…
Respektimi i dritës së kuqe të semaforit nuk duhet të na shqetësojë, besoj unë, e kundërta, mosrespektimi është një problem. Kot fare shoh ndonjëherë se drita është e kuqe kurse polici nuk dihet se për çfarë arsye të fton ta shkelësh. Nuk dihet se kujt dëshiron t’i hapë rrugë. Sheh se dritat e kuqe nuk janë fare sinkron sikurse e kërkon rregulli nga njeri semafor te tjetri. Normalisht do të duhej që kur kaloj me dritë jeshile në një semafor të kem po dritën jeshile te semafori tjetër, por nuk ndodh kështu, semaforët nuk duken të lidhur në sinkron me njeri tjetrin. Respektimi i semaforit me dritë të kuqe e që na ndalon të ecim më tej na mbron jetën, por jà që disave u duket se brenda veturës ndodhen në një lojë elektronik ku përplasja e veturave sjell karambole të lezetshëm dhe loja vazhdon. Por, jo, realisht mbetesh atje…
Sepse çdo shenjë, sikurse drita e kuqe e semaforit, është rregulluese marrëdhëniesh njerëzore. Si këmbësor sytë i mban gjithë shpresë te ajo dritë e kuqe që ndalon të tjerët të kalojnë, por që ty si këmbësor të lejon të kalosh. Dhe në udhëkryq shoh tensionin e vazhdueshëm. Udhëtari që me sytë gjithë shpresë te e kuqja që pengon veturën të niset, dhe drejtuesi i kësaj të fundit që gjithë inat sheh zjarrin e kuq që i duket se vonon të shuhet. Dihet, që i forti te nuk e respekton të dobëtin, por e shkel me këmbë. Ku ndalon drejtuesi i veturës të lejojë të kalojë udhëtari i shkretë. I hypën mbi gishtat e këmbës me rrotat e makinës dhe as pyet fare.
Pse nuk durojmë para dritës të kuqe të semaforit??? Më duket se ka një ndryshim midis shqiptarit dhe një perëndimori që përgjithësisht duket se pranon më lehtë të presë. Respekton pritjen si një fatalitet. Kurse ne jemi pakëz të paduruar, jo? Durimi për mua është një vlerë kolektive, nuk është tërësisht një prirje psikologjike individuale.
Çfarë na ka bërë ne që në jetën sociale të jemi disi të paduruar? Më duket se ka shumë arsye. Nuk më hiqet nga mendja se gjermanët dhe francezët kanë ndenjur gjatë luftës së parë botërore shtrirë në llogore, me muaj të tërë pa luftuar aspak dhe kanë kalitur durimin. Miliona burra në luftëra frontale shtrirë mbi baltë e pritur me durim. Kurse ne nga pak luftëra kaçake dhe partizane kemi bërë. Nuk është se këto lloj betejash nuk kanë kërkuar trimëri. Por durim jo. Trimëri, jo durim edhe aq shumë për të pritur. Tani ne na duhet të forcojmë durimin tonë kolektiv përballë një drite të kuqe semafori sepse jeta industriale dhe urbane këto ka, ndalesa, rregulla, duhet duruar. Kur i hipën kalit ose gomarit dhe e lëshon frerin nëpër fusha e male, nuk ka nevojë as për semaforë e as për ndalesa rrugore. Por, qarkullimi rrugor nuk mund të jetë kështu.
Por, individi mendon se ka edhe detyra edhe të drejta. Sapo i kujtojnë detyrat ai sjell ndër mend të drejtat. Kërkon vijat e bardha ndarëse të rrugës që nuk duken as me dylbi, kërkon mbushjen e gropave që e lodhën gjithë veturën, kërkon sigurinë e rrugës mbrojtur me parmakë, cilësinë e karburantit, e një mijë gjëra të tjera që i duhen dhe ka nevojë. Por, të gjitha këto sado të vërteta të jenë nuk kanë lidhje me respektimin e dritës të kuqe të semaforit.
E vërteta është se shpesh shoh njerëz që jo me qëllim nuk e kanë respektuar dritën e kuqe të semaforit. Por, shumica e kanë bërë qëllimshëm. Dhe jo të rrallë janë ata që e bëjnë këtë. Por, ka edhe që ca e humbin mendjen diku nëpër hallet e tyre dhe nuk dinë se ku shkojnë, harrohen pas rrugës dhe nuk e kanë mendjen te drita që i ndalon. Se mos vetëm semafori, shkon rrugës dhe kthehen djathtas e majtas dhe nuk japin sinjal, ecin rrugëve me një shpejtësi marramendëse dhe nuk janë gjyhnaqarët ata që shkojnë me këtë shpejtësi, të gjithë me fuoristrada. Sensi qytetar i respektimit të ndalesave na mungon jo pak. A mund të bëhet kjo me masa ndëshkuese??? Nuk e di. Ka pasur raste që ka ecur. Pa dyshim që zviceranët janë aq korrektë sepse me shekuj një disiplinë ndëshkuese gjatë Mesjetës së vonë dhe më vonë sesa ajo periudhë u ushtrua mbi ta. Të famshmet këshilla bashkiake ku laikët protestantë e kishin dorën e dhunshme nuk janë pa gjë. Bashkë me kulturën sigurisht. Por, le të shohim sepse në raste të tjera ku ndëshkimi masiv ka sjellë përkeqësim njihen gjithashtu. Mbi të gjitha të mos ndodhë ajo që na ka ndodhur disa herë me rrotacionet e pushteteve politike ku ka një fazë të parë, ku kërkohet rregull, sepse ata që e kanë prishur janë elektorat i forcës të dikurshme në pushtet, ata kanë guxuar ta bëjnë, dhe pastaj vjen një fazë e dytë, kur afrohen zgjedhjet e radhës, e dora lëshohet, rregulli harrohet, elektroralizmi fiton mbi ligjin dhe ligjshmërinë, dhe harrohen të gjitha, lejet e ndërtimeve jepen kot e më kot, semafori i kuq harrohet, kreditë e këqia gëlojnë, vendet e punës në administratë shtohen jashtë çdo kriteri, borxhi i jashtëm rritet, pra gjithçka lëshohet sepse në këto kushte rregulli bëhet i padobishëm për pushtetin, kurse pikërisht jo rregulli sjell fitore elektorale.
Presim e vështrojmë, duke uruar të mos ndodhë si më parë, sepse pikërisht kjo luhatje e ka zbehur sensin qytetar të respektimit të ligjit, ku shpesh demokracia barazohet me të drejtat por jo edhe me detyrat, me lirinë, por liria mbështetet në ligj, me të drejtën e më të fortit, dhe jo mbi barazitë qytetare.
Ja se çfarë po mendoj përballë një semafori në të kuqe.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025
Previous Post

Pse Edi Rama është kaq i lidhur me politikën që vjen nga termi “rrumpallë”?

Next Post

Dashuritë e panjohura të Ahmet Zogut

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Dashuritë e panjohura të Ahmet Zogut

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.