Në Jagodinë të Serbisë, një i ri pasi e kishte tepruar me alkool kishte hyrë dhunshëm në shtëpinë e një të moshuare, të cilën më pas edhe e kishte përdhunuar.
Policia e Jagodinës, sipas mediave serbe është vënë në kërkim të 19 vjeçari, për të cilin ekziston dyshimi se në natën mes të premtes dhe të shtunës, sulmoi dhe përdhunoi një grua të moshës 74 vjeçare, transmeton lajmi.net.
Sulmi ndodhi në orët e hershme në fshatin Lozovik në Jagodinë.
Dyshohet se djali nga fshati Misheviq pasi kishte pirë sasi të madhe të alkoolit në fshatin Lozovik, kishte kryer veprën penale të përdhunimit.
Rreth 5:00 në mëngjes ai hyri në oborrin e të moshuarës dhe liroi rubinetin e qezmës. E moshuara kur doli që ta mbyll atë, djali u fut në shtëpi vjedhurazi.
I riu e grushtoi të moshuarën, i vendosi jastëkun mbi kokë dhe e përdhunoi.
Mjekët konstatuan se e moshuara kishte marrë lëndime në gjithë trupin.















