Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, gjatë konferencës shkencore të Këshillit të Lartë të Shtetit, për auditimin publik të vendit vlerësoi dhe një herë shembullin e mirë që po jep Shqipëria në luftën kundër korrupsionit. Duke u ndalur te puna e deritanishme dhe kontributi i KLSH-së, theksoi se ky institucion ka qenë i përkushtuar sa u takon çështjeve të ndryshme hetimore. Më tej, Arvizu shtoi se një auditues i pavarur, është shenjë e një sistemi demokratik. “Një auditues i mirë tregon praktikat më të mira. Në një qeveri, një auditues i mirë është i pavarur dhe i suksesshëm, pasi ata janë rojtarët që hedhin dritë mbi shpenzimet. Në Shqipëri, KLSH është një administrues i rëndësishëm që mbikëqyr financat dhe mashtrimet e mundshme në qeveri. Në luftën kundër korrupsionit, Shqipëria ka ngritur një shembull të mirë, duke bashkëpunuar me anë të punës së përbashkët, dhe me KLSH-në. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka qenë partner i përbashkët i hetimeve, në vitin 2012 iu referua 12 çështjeve, dhe në 2014 KLSH i ka referuar shumë çështje JPJ-ve”, tha Arvizu.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















