• Latest
  • Trending
  • All

INTERVISTA/ Adriatik Llalla: Kemi mjaft të dhëna për vrasjen e Santos

31/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 18 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

INTERVISTA/ Adriatik Llalla: Kemi mjaft të dhëna për vrasjen e Santos

31/10/2014
in Aktualitet, Lajme

Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, Adriatik Llalla ndodhet këto ditë në Uashington ku mori pjesë në një konferencë mbi korrupsionin dhe dje u takua me Prokurin e Përgjithshëm amerikan, Erik Holder e zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë.

Shqipëria është një vend ku lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ndonëse është shpallur si përparësi nga qeveri të ndryshme, ende nuk ka shënuar suksesin e duhur. Zoti Llalla ishte i ftuar në studion e Zërit të Amerikës në Uashington, ku diskutoi mbi bashkëpunimin e Shqipërisë me koalicionin ndërkombëtar kundër ISIS dhe përpjekjet që po bën institucioni i tij për të luftuar korrupsionin.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Zëri i Amerikës: Shqipëria i është bashkuar koalicionit që po lufton ISIS. A ishte kjo një nga çështjet për të cilat diskutuat me zyrtarët amerikanë dhe a paraqet ky lloj krimi një rrezikshmëri – radikalizmi, rrezikshmëri për Shqipërinë. Prokurori i Përgjithshëm A. Llalla: Ne patëm takime me zyrtarë të lartë amerikanë dhe dua të theksoj faktin se gjatë këtyre takimeve u vlerësua ndjeshëm mbështetja që qeveria e Shteteve të Bashkuara jep për Shqipërinë dhe ritheksohet fakti se Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë të jenë partneri ynë më i rëndësishëm ndërkombëtar. Gjatë këtyre takimeve, normalisht, u diskutua për tema të ndryshme, përfshirë edhe luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe rastin e ISIS ku duhet theksuar fakti se nga qeveria amerikane është vlerësuar kontributi i institucioneve shqiptare për goditjen e këtij fenomeni.

Zëri i Amerikës: Zoti Llalla, në Shqipëri korrupsioni është problem, ashtu si edhe për vende të tjera të rajonit, por në Shqipëri është një prirje tepër e theksuar. Ju para disa muajsh keni premtuar se do të merrni masa dhe se po merren masa dhe hetime, suksesi i së cilave do ta afronte së tepërmi vendin me Bashkimin Evropian. Për çfarë bëhet fjalë konkretisht?                                                                                                                                                           Prokurori i Përgjithshëm A. Llalla: Është fakt që Prokuroria Shqiptare gjatë vitit 2014 ka pasur në hetim dhe vijon të ketë procese hetimi për një numër të madh zyrtarësh të niveleve të ndryshme, përfshirë të zgjedhur vendorë, prokurorë, gjyqtarë, zyrtarë të niveleve të tjera të larta për të cilët proceset e hetimit janë ende në vijim. Ne synojmë që me goditjen e këtij fenomeni, i cili pengon vërtetë të ardhmen evropiane të vendit, të afrojmë edhe më tej Shqipërinë drejt kësaj të ardhmeje…

Zëri i Amerikës: Ka diçka konkrete në këtë mes? Prokurori i Përgjithshëm A. Llalla: Pa diskutim, ne kemi pasur mjaft rezultate konkrete në këtë aspekt. Gjatë këtij viti ne kemi kaluar për gjykim, kemi përfunduar hetimet dhe dërguar për gjykim një numër të lartë zyrtarësh, përfshirë gjyqtarë, prokurorë, të zgjedhur vendorë apo zyrtarë të niveleve të tjera të ndryshme. Rezultatet konkrete të hetimeve vijojnë edhe për mjaft zyrtarë të tjerë shqiptarë.

Zëri i Amerikës: Megjithatë, në rajon janë bërë arrestime të zyrtarëve të lartë të këtyre vendeve. Kam parasysh rastin e Kroacisë apo edhe vende të tjera të rajonit. Ndërsa në Shqipëri kryesisht janë dërguar para drejtësisë punonjës jo të nivelit të lartë. Si e shpjegoni ju këtë fakt? Prokurori i Përgjithshëm A. Llalla: Varet se si do të shihet. Gjykojmë se në prizmin tonë ne kemi dërguar përpara gjykatës, ashtu siç nuk ka ndodhur në të gjitha vendet e tjera të rajonit, gjyqtarë apo prokurorë, që rasti i parë është Shqipëria që brenda vitit janë dërguar para gjykatave pesë gjyqtarë dhe një prokuror të akuzuar për veprën penale të korrupsionit, po ashtu të zgjedhur vendorë të bashkive kryesore të vendit, përfshirë bashkinë e Vlorës, bashkinë e Kamzës apo disa bashki të tjera – zyrtarë të nivelit të cilët rivalizohen me pozicione të ministrave, apo më tej, ndërkohë kemi në proces hetimi zyrtarë të nivelit të lartë të Bankës së Shqipërisë.

Zëri i Amerikës: Meqë përmendët rastin e Bankës së Shqipërisë, ndërsa ju keni kërkuar zgjerimin e hetimeve, a bëhet fjalë këtu për çarje në sistemin e sigurisë së Bankës, apo ka problem më madhore?   Prokurori i Përgjithshëm A. Llalla: Eshtë një hetim i cili është në proces. Prokuroria ka përfunduar hetimet për mjaft zyrtarë të nivelit të ulët të kësaj banke, të cilët janë tashmë në process gjykimi. Hetimet vazhdojnë për zyrtarë të nivelit drejtues të Bankës. Dyshimet nëse ata janë apo jo të përfshirë drejtpërdrejt në vjedhjen e realizuar në Bankën e Shqipërisë, apo në mospërmbushjen në mënyrë korrekte të detyrës së tyre do të provohen në vijim, gjatë hetimeve të këtij rasti.

Zëri i Amerikës: A dihet fati i kësaj shume të madhe, për të cilën është thënë se është përdorur në lojra fati? Ku është hetimi në këtë pistë?   Prokurori i Përgjithshëm A. Llalla: Nga hetimet e deritanishme nuk kemi një të dhënë konkrete për mënyrën se si dhe vendin se ku kanë përfunduar këto para.

Zëri i Amerikës: Përse kaluat në vendimin e arrestimit të guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, ndërsa pritet një përgjigje nga Gjykata e Apelit? Përse ju keni insistuar se ai duhet të rikthehet në burg?   Prokurori i Përgjithshëm A. Llalla: Në rastin konkret, prokurorët që merren drejtpërdrejt me rastin, vlerësuan që guvernatori i Bankës, ashtu si edhe zyrtarë të tjerë të lartë të kësaj Banke, të hetoheshin nën masën e sigurisë arrest në burg me qëllim që të mos dëmtoheshin provat që ishin në proces hetimi. Vendimi, kërkesa e prokurorëve është mbështetur nga dy shkallë të gjykimit dhe tashmë rekursi është paraqitur nga ana e prokurorisë; ai është në pritje në Gjykatën e Lartë, ashtu siç është edhe rekursi nga ana e mbrojtjes.

Zëri i Amerikës: Disa muaj më parë ndodhi vrasja e bujshme, shumë e shëmtuar e bankierit Artan Santo. Cfarë është bërë lidhur me hetimet?   Prokurori i Përgjithshëm A. Llalla: Eshtë një çështje tepër e ndjeshme për opinionin publik shqiptar rasti i vrasjes së këtij bankieri në qendër të kryeqytetit të vendit. Hetimet për rastin janë intensive, po kryhen në bashkëpunim të ngushtë me të gjitha institucionet e tjera me të cilat ne koordinojmë punën tonë, me policinë e shtetit, shërbimin informative shtetëror e të tjera. Kemi mjaft të dhëna në process hetimi.

Zëri i Amerikës: Mbi çfarë pistash po zhvillohen hetimet?   Prokurori i Përgjithshëm A. Llalla: Hetimet janë të gjithanshme, pistat gjithashtu. Ka dyshime të ndryshme për mënyrën dhe qëllimin se si u vra ky biznesmen, përgjigje të cilat normalisht do të jepen në vazhdim të procesit.

Zëri i Amerikës: Një pyetje lidhur me ligjin e ri për policinë, i cili përfshin edhe krijimin e Byrosë së Hetimeve. Eshtë folur shumë se kjo agjenci e re, nëse krijohet, do të ishte një dublim i punës së Prokurorisë së Përgjithshme. Cili është komenti juaj?   Prokurori i Përgjithshëm A. Llalla: Ky ligj tashmë ndodhet në proces shqyrtimi në Gjykatën Kushtetuese. Prokuroria shqiptare ka dhënë mendimin e saj për mënyrën e ndërtimit dhe hartimit të këtij ligji. Ne kemi patur rezervat tona për krijimin e kësaj byroje hetimi. Megjithatë, presim versionin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese. Në varësi të këtij vendimi, ne do të jemi të detyruar të zbatojmë vendimet e ligjvënësve shqiptarë dhe të Gjykatës Kushtetuese.

Zëri i Amerikës: Një çështje lidhur me Lazaratin. Atje u zhvillua një aksion i madh, që u mirëprit në luftën kundër trafikut të drogës. Ndërkohë, janë arrestuar persona të niveleve të ulta të këtij grupi, fshatarë që janë marrë me mbjelljen e bimëve narkotike, ndërkohë që mes peshqve të mëdhenj, organizatorëve të trafikimit të drogës në Shqipëri, nuk ka patur arrestime. Cfarë po bëhet në këtë drejtim?   Prokurori i Përgjithshëm A. Llalla: E vërtetë. Operacioni në Lazarat, ku pati një koordinim të mirë mes policisë së shtetit, prokurorisë së krimeve të rënda si dhe institucioneve të tjera ligjzbatuese, u përshëndet nga faktorët vendas dhe ndërkombëtarë dhe u shoqërua edhe me rezultate konkrete. Kanë qenë me dhjetra raste, të cilat tashmë janë në proces hetimi dhe shqyrtimi gjyqësor. Janë dërguar për gjykim rreth 18 raste të shtetasve të arrestuar për këtë vepër penale.

Zëri i Amerikës: Një pyetje për çështjen e privatizimit të Albpetrolit, një nga privatizimet më të rëndësishme këto vitet e fundit. Ku janë hetimet lidhur me parregullsitë në këtë proces?   Prokurori i Përgjithshëm A. Llalla: Lidhur me këtë rast, ka një kallzim nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit, hetimet për të cilin janë në proces. Ato sapo kanë filluar, mbi bazën e kallëzimit të ri të depozituar para pak ditësh nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe hetimet po vijojnë.

Previous Post

Terrorizimi, arrestohen tre xhihadistë kosovarë

Next Post

Vijojnë në të gjithë vendin kontrollet për vjedhjen e energjisë

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Vijojnë në të gjithë vendin kontrollet për vjedhjen e energjisë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.