• Latest
  • Trending
  • All

A MUND TË IMPORTOHET SISTEMI I DREJTËSISË

30/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 19 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

A MUND TË IMPORTOHET SISTEMI I DREJTËSISË

30/10/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

ARBËR ZAIMI

Dështimet e vazhdueshme të sistemit të drejtësisë dhe korrupsioni i pandalshëm që shtyp gjithçka me arrogancën e pushtetit mund të themi se janë shënjuesit kryesorë të “demokracive” shqiptare në Shqipëri e në Kosovë. Të vendosur para këtij fakti, jo pak analistë drejtësidashës kanë përfunduar në një pozicion të pafuqisë, thuajse esencialisht. Sipas tyre, shqiptarët nuk e zotërojnë traditën, kriterin kulturor të Perëndimit, e për pasojë janë të paaftë për të bërë drejtësi të vërtetë. Shqiptarët, sipas tyre, janë fëmijë sa i përket kësaj sfere, madje fëmijë me tendenca rrugaçërore. E si fëmijë të tillë kanë nevojë për mësues të rreptë e të ashpër. Në këtë botëkuptim (i cili në vetvete është shumë fëminor), rolin e mësuesit të vetëm, rolin e shpresës, e luan Perëndimi.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Sigurisht, analistët në fjalë e dinë shumë mirë se në regjimin aktual korrupsioni është fenomen global. Por, me të drejtë, ata vënë re se nuk është njësoj paraqitja e korrupsionit në Gjermani, fjala vjen, dhe në Shqipëri apo Kosovë. Me të drejtë ata vënë në dukje se, edhe pse drejtësia në vendet europiane-perëndimore i ka mangësitë e veta, ajo prapë është shumë më funksionale sesa te ne shqiptarët.

Pra, këmbëngulin drejtësidashësit, ah sa mirë do të ishte sikur të na merrnin për dore e të na mësonin se ç’është drejtësia!

Hapi i parë është – ah sikur të na e mësonin nëpër shkolla! Jo se ne s’kemi shkolla, po ç’shkolla kemi ne?! E kështu u arsimuan në qindra universitete me dhe pa prestigj ndërkombëtar qindra juristë e specialistë të së drejtës. Por, u vu re, me t’u kthyer në Shqipëri e Kosovë sikur i harronin të mësuarat… Hej bela!

Kjo nuk është mjaft, do të thoshte analisti. Duhet bashkëpunim i vazhdueshëm me Perëndimin, seminare, trajnime, shkëmbime eksperiencash. Dhe, për vite me radhë edhe këto ndodhën, por pa shumë efekt. Do ta kenë vallë fajin ligjet tona, sistemet vlerore “autoktone”? Epo mirë, ja edhe ato i ndërruam e i përshtatëm me Europën, përmes një procesi që i dha pushtetin legjislativ më të madh ndonjëherë makinës së fotokopjes. Por prapë…

Hapi i tretë, dhe ai përfundimtari, sipas analistit drejtësidashës, do të ishte dorëheqja prej sovranitetit tonë mbi pushtetin gjyqësor, dhe kalimi i këtij pushteti te një mision i huaj perëndimor. Fundja, ata e rrëzuan socializmin dhe sollën demokracinë, ata e paqtuan Shqipërinë në ’97, ata e çliruan Kosovën. Të mos qe për ata, ku i dihet se ç’do të bëhej me ne. Pastaj, ne tek ata duam të integrohemi, përse të mos e marrin ata përsipër të vënë drejtësi për ne dhe te ne, qoftë edhe përkohësisht, sa të mësohemi?

Ky hap i tretë edhe pse ngjan si propozim shumë i vështirë për t’u realizuar, e gjeti zbatimin e vet në kushtet e krijuara në Kosovë. Kështu nisi eksperimenti më i madh i këtij lloji nga Bashkimi Europian, i quajtur EU-LEX. Në laboratorin ballkanik BE-ja zgjodhi të eksperimentojë dy institucione shumë të rëndësishme që në të ardhmen do të duhet ndoshta t’i aplikojë në gjithë Europën. Ato janë Institucioni i Mbrojtjes (apo ushtria e përbashkët), që eksperimentohet në Bosnjë, dhe Drejtësia (apo gjyqësori, prokuroria e policia e përbashkët) që eksperimentohet në Kosovë.

Shpresat e gdhendura prej opinionit të etur për drejtësi, ishin të mëdha. Në Kosovën e sapoçliruar brenda pak viteve u kalua nga një situatë e optimizmit thuajse euforik në një situatë të dëshpërimit, pasi shumë prej atyre që kishin aureolën e komandantit të luftës dolën të ishin uzurpues arrogantë të lirisë. Njëjtë kishte ndodhur pak vite më parë në Shqipëri, me ata që mbanin aureolën e “Prurësit të Demokracisë”.

Kështu që, EU-LEX erdh e u formësua si “last hope”, si alternativë e vetme prej popullit të stërzhgënjyer e besimhumbur. Por, sipas të rejave më të fundit, që vijnë nga brenda vetë EU-LEX-it, edhe aty korrupsioni paska bërë kërdinë. Një prokurore perëndimore akuzon kolegët e saj për pjesëmarrje aktive në të njëjtat skema për të cilat më përpara mendohej se i bënin vetëm shqiptarët e jo perëndimorët. E kolegët e saj i përgjigjen me kërcënime se kinse ajo po nxjerr material të klasifikuar. Ndërsa ajo përgjigjet se do të bëhet Julian Assange i EU-LEX-it. Në fakt, ky nuk është rasti i parë i tillë ndër zyrtarët ndërkombëtarë në Kosovë, por është ndoshta rasti i parë në një nivel kaq të lartë në EU-LEX që del hapur me të tilla akuza. Çfarë po ndodh?

Na u rrëzua edhe shpresa e fundit? Mos vallë europianët që i pritëm me aq ngazëllim erdhën e u bënë njësoj si ne, në vend që të na bënin ne si ata. Mos vallë ndodhi pak a shumë e njëjta gjë që ndodh me emigrantët, të cilët në perëndim janë qytetarë model, e sa herë kthehen për pushime kthehen edhe te zakonet e vjetra?

Sigurisht, të gjithë ata që e kanë paraqitur EU-LEX-in si “last hope” do të vazhdojnë ta mbrojnë këndvështrimin e tyre. Rëndësi ka teoria, jo faktet. Por, për ne të tjerët, është i ditur edhe që para akuzave të prokurores Bamiah, se EU-LEX nuk e ka kryer misionin e vet, atë të prurjes së drejtësisë europiane ndër ne. E kemi vënë re ndër vite aftësinë e EU-LEX-it për të lënë të paprekur peshqit e mëdhenj, madje shpesh edhe peshqit e mesëm. Janë të njëjtët peshq, të cilët ankoheshim se nuk do të binin kurrë në rrjetën e drejtësisë shqiptare…

Është naive të besosh se, meqë drejtësia funksionon në Gjermani, po të sjellësh këtu prokurorë, hetues e gjyqtarë gjermanë, do të funksionojë njësoj. Edhe pse EU-LEX në Kosovë është imun ndaj ligjit, edhe pse paguhet disafish më shumë sesa ç’i paguajnë të njëjtët njerëz në vendet prej nga vijnë.

Drejtësia është një funksion sovran i një bashkësie, i një komuniteti, i një kombi. Normat që drejtësia i imponon vetes dhe subjekteve të saj, aty ku janë realisht të zbatueshme, rrjedhin prej nevojave dhe vullneteve të vetë asaj bashkësie. Shpesh thjeshtohet e thuhet se drejtësia atje ku funksionon është e lidhur me llogaridhënien, pra nëse s’ka drejtësi ka reagime popullore kundër etj. Mirëpo kjo është vetëm një pjesë e së vërtetës. Pjesa tjetër është se, në të gjitha vendet ku ka drejtësi funksionale, pjesëtarët e sistemit të drejtësisë janë përgjithësisht pjesëmarrës në besimin e përgjithshëm se ai vend, që është vendi i tyre, gëzon një farë shenjtërie dhe i pajis me misionin për ta bërë më të mirë, më të drejtë, më funksional. Pra, nga gjyqtarët, prokurorët, hetuesit etj., pritet që të kenë jo thjesht respekt ndaj ligjit si të tillë, si koncept abstrakt, por dëshirë për të përmirësuar/mirëmbajtur kombin e atdheun e tyre në tre elemente të tij, atë kulturor, atë territorial dhe atë institucional.

Nëse e shkëput një gjykatës sado profesional prej këtij ambienti ku mbizotëron besimi, apo ideologjia (le ta quajmë atë etatiste, atdhetare a çkado), atëherë ai është thjesht një individ. I hedhur në një shoqëri ku mbizotëron individualizmi ekstrem dhe pragmatizmi banal, në një shoqëri ndaj së cilës ai nuk ndien asnjë detyrim subjektiv, gjasat janë që edhe ai do të sillet ndryshe. Funksioni i “Tjetrit të Madh” që është komuniteti yt imagjinar, në rastin e komb-shteteve, kombi yt, republika jote (diku tjetër feja), është i pazëvendësueshëm. Prej tij dalin imperativat.

Nuk është Europa dhe asnjë entitet tjetër kurvë. Kjo sharje vjen vetëm prej atyre që e kanë parë Europën si hyjni, e tash që shohin që s’është ashtu, e anatemojnë. Europa është thjesht një bashkësi kombesh, ndërtuar mbi disa parime e disa interesa. Gabimi ynë është se në Europë gati-gati po duam të shkojmë vetëm si individë. E si individ në Europë të pranojnë thjesht si imigrant.

Për të mos u zhgënjyer nga Europa është e nevojshme të dihet se kurrë nuk mund të importojmë vlera, qofshin këto të demokracisë apo të drejtësisë. Mund të mësojmë nga ta, mund të kërkojmë ndihmë, ama gjithçka duhet bërë vetë. Shteti duhet ndërtuar nga ne, bashkë me institucionet që ndërlidhen me të, e ndër to edhe drejtësia. Por asnjë prej këtyre strukturave nuk mund të ndërtohet pa pasur atë themelin e fortë, që është bashkësia e komuniteti republikan. Pa filluar të operojmë si bashkësi e tillë, si komb (siç kanë vepruar dhe veprojnë shtetet funksionale në Europë), ne nuk do të mund të ndërtojmë asgjë tjetër, përveçse mure të holla mbi bazament rëre. Këto mure të holla mbase do të përbëjnë arsye ngazëllimi nga pasuesit e M.Foucault-së, i cili thoshte se kudo që sheh mure synon të bëjë dritare. Por këto mure të holla s’do të mbajnë dot asnjë çati.

Sa për sqarim, së fundmi, le të kuptohet se nuk është përkatësia komunitare kriteri i vetëm as i mjaftueshëm për të ndërtuar shtet dhe drejtësi funksionale, për t’u integruar në botën e shtet-kombeve. Por, pa këtë kriter nuk është e mundur të kesh një shtet-komb e as një sistem të drejtësisë, siç dëshmojnë kimerat e hibridët e importuar në Ballkan apo në Irak.

Previous Post

Shteti autoritar dhe autoriteti i shtetit

Next Post

Shteti policor i Ramës, sfidë për rezistencë paqësore dhe jo vetëm…

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Shteti policor i Ramës, sfidë për rezistencë paqësore dhe jo vetëm…

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.