Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Mbretërinë e Marokut, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, u prit sot nga Presidenti i Dhomës së Lartë të Parlamentit maroken, Mohamed Biadillah, me të cilin vlerësuan se forcimi i marrëdhënieve ndërparlamentare kontribuon në afrimin e mëtejshëm të dy vendeve. Meta u shpreh se kjo vizitë dëshmon për vullnetin e qartë të Shqipërisë për të forcuar marrëdhëniet njerëzore, tregtare e politike me Marokun. Në këtë drejtim, u nda bindja se forcimi i bashkëpunimit multilateral mes Marokut dhe Shqipërisë në planin ndërkombëtar, i konsolidon më tej përpjekjet e përbashkëta në luftën kundër terrorizmit dhe për rritjen e parametrave të sigurisë në botë, duke i shërbyer prosperitetit të të dy popujve tanë.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















