• Latest
  • Trending
  • All

Mario Vargas Llosa: Monstrat përreth nesh po i prodhon pragmatizmi

29/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 20 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Mario Vargas Llosa: Monstrat përreth nesh po i prodhon pragmatizmi

29/10/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Pak ditë më parë, Mario Vargas Llosa kujtonte se pasi kishte fituar Çmimin Nobel për Letërsinë në vitin 2010, ai kishte parashikuar se deri në moshën 80 vjeç, ai vetëm do të lexonte dhe pushonte. Tani, në moshën 78 vjeç, ai thotë se nuk ka fare plane pensioni

Mund të biesh dakord me të, ose jo – mund ta quash konservator ose liberal – por shumë pak njerëz janë indiferentë ndaj Vargas Llosës. Gjatë dekadave, ai ka ndryshuar afërsitë politike duke ruajtur një parim konstant, atë të nënshtrimit të dëshirave të tij ndaj ndërgjegjes dhe bindjeve. Kjo e ka larguar prej simpative të hershme marksiste, deri në ideologjinë e tashme dhe ndoshta të fundit, mbrojtjen e lirive personale dhe politike.

Shkrimtari i lindur në Peru, ndoshta një prej më të njohurve të botës spanjisht-folëse, flet si një liberal: respekton atë që i thua dhe krahason pikëpamjet e tua me të tijat, megjithatë gati të bjerë dakord për të mos rënë dakord, nëse ti këmbëngul.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Në shtator, Vargas Llosa fliste për gjendjen e trazuar të botës në një ese që e kishte titulluar “Luftërat e fundit të botës”, duke iu referuar kështu edhe njërit prej romaneve të tij. Ishte një vëzhgim skeptik i idesë së Francis Fukuyamës për Fundin e Historisë, pas rënies së komunizmit. Dy dekada pas rënies së Murit të Berlinit, shkruante Vargas Llosa, “historia është e gjallë si gjithmonë”.

Francis Fukuyama e interpretoi shembjen e bllokut sovjetik si triumfin e demokracisë dhe fundin e afërt të historisë, në kuptimin që po vinte një kohë “pa retë” e konfrontimit ideologjik. Megjithatë retë mbeten… kush do ta kishte parashikuar që ngjarjet do të vazhdonin si më parë, apo do të përkeqësoheshin në atë pjesë të botës?

Në të vërtetë, ata kanë një shoqëri të frikësuar, nën thundrën e Putinit, që qeveris në një mënyrë tërësisht autoritare, i rrethuar nga një bandë njerëzish të tij.

Gjendja e botës është e frikshme. Nga se jeni më shumë i shqetësuar?

Mendoj se gjërat më shqetësuese në botë janë fetare, dhe sidomos fondamentalizmi islamik, si edhe nacionalizmi. Këto janë dy lloje ideologjish kolektiviste që kanë qenë burim i fatkeqësive më të mëdha… dhe janë rikthyer në jetë, pikërisht atëherë kur mendonim se toleranca dhe bashkëekzistenca fetare po përhapeshin në të gjithë botën.

Të marinuara mirë në kazanin e populizmit, gjithmonë thelbësor.

Populizmi është ingredienti kryesor i nacionalizmit, ndonëse ai merr forma të ndryshme. Eshtë mposhtur në Skoci, por është gjallë në Spanjë, atje ku përbën një problem më të madh. Unë mendoj se shumica e spanjollëve nuk e duan nacionalizmin, por nuk kanë një ide të qartë se si ta përballojnë dhe mposhtin atë.

Cfarë e ka shkaktuar përkeqësimin e ambicieve të Europës dhe të botës?

Korrupsioni. Ai ka prodhuar një pakënaqësi të jashtëzakonshme në vendet demokratikë për shkak të përhapjes së dukshme. Kriza financiare dhe monetare vijnë shumë më tepër prej korrupsionit, se sa prej politikave të këqia.

Po sa i përket shpresës së disa ngjarjeve të kaluara, si për shembull Pranvera Arabe?

Pranvera Arabe… kishte nevojë për një mbështetje shumë më të vendosur. Ishte një tragjedi në Siri, sepse mobilizimi i madh kundër një diktature udhëhiqej nga demokratë që dëshironin ta liberalizonin dhe modernizonin vendin. Mungesa e mbështetjes nga perëndimi ishte tragjike, dhe në fakt edhe më keq: Ai lejoi që ajo lëvizje të shndërrohej në një përcjellës për zgjerimin dhe fondamentalistëve më kriminalë. Këtu, dështimi i perëndimit është i dukshëm.

Prerja e kokave të pengjeve është një prej atyre hapave prapa që ju ia përmendni njerëzimit?

Ky kolaps demokratik vjen jo vetëm përmes korrupsionit ekonomik, por edhe në degradimin e vlerave tradicionale. Eshtë e tmerrshme se si media e shfrytëzon në mënyrë cinike këtë horror, në vend që të shërbejë si barrierë. Ajo po e kthen horrorin e kohës sonë në një spektakël. Ka një kolaps të ligjshmërisë dhe vlerave, tërësisht i lidhur me rënien e ideve. Nëse idetë nuk përfaqësojnë asgjë dhe vlerat janë zhdukur, dhe jetojmë në një gjendje pragmatizmi të pastër, ne po mohojmë traditën e madhe libertare dhe demokratike, traditën e shpirtit kritik dhe të luftës ndaj të keqes. Kush e di se cfarë janë e mira dhe e keqja këto ditë? Ka një konfuzion total, dhe pragmatizmi po prodhon monstrat që shohim rreth e rrotull.

Në artikullin tuaj keni përmendur Amerikën Latine si një rreze shprese. Po Argjentina, të cilën e keni kritikuar?

Shpresa tani është që të marrë fund epoka e çiftit Kirchner, që e ka çuar këtë vend drejt një … kaosi ekonomik, shumë pranë falimentit. Kjo gjë jep një shpresë, sepse askush nuk mund të jetë i kënaqur me mungesën e besueshmërisë së vendit tënd, sidomos kur ka qenë ekzemplar dhe ka patur një sistem arsimi të pakrahasueshëm në botë.

A vë në dyshim eseja juaj konkluzionin e Fukuyamë, për faktin që triumfi i demokracisë është i pakthyeshëm?

Nuk ka fitore përfundimtare, liria ka disa fitore të pjesshme. Sigurisht që ka patur progres, por progresi nuk vjen vetë. Përparimet nuk janë aksidentalë. Prapa çdo hapi përpara ka një veprim njerëzor, që nevojitet të ruhet si dhe të çlirohet nga pesimizmi dhe paraliza.

A mendoni se mungesa e edukimit politik ka kontribuar në dëmtimin e demokracisë dhe lirisë?

Njerëzve u është neveritur politika. Eshtë e kuptueshme, por tejet e rrezikshme: Nëse i kthen shpinën politikës, ajo do të mbetet në duart e njerëzve më të këqinj. Duhet që të binden njerëzit më brilantë, inteligjentë, të mirë, bujarë dhe idealistë për t’u angazhuar në politikë. Politika bëhet e mirë vetëm nëse në të marrin pjesë njerëz të mirë. Nëse ua lë të paqytetëruarve sepse mendon se janë të neveritshëm, atëherë edhe vetë politika do të bëhet e neveritshme.

Previous Post

Energjia, Rama me pensionistët e PAK: Masat jo në kurriz të fukarenjve

Next Post

Reagon Brukseli zyrtar: Po hetojmë dyshimet për korrupsion në EULEX

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Reagon Brukseli zyrtar: Po hetojmë dyshimet për korrupsion në EULEX

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.