Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç ka theksuar se politika në rajonin e Ballkanit Perëndimor nuk ka më rëndësi, pas e ardhmja do të përcaktohet nga ekonomia. Deklarata e Vuçiç është bërë gjatë një seminari Shkollën e Ekonomisë në Londër, me temë “Shikimi në të ardhmen. Serbia dhe Ballkani Perëndimor në BE.”Më tej duke folur për marrëdhëniet me Shqipërinë Vuçiç u shpreh se së fundmi pas shumë vitesh është rivendosur linja ajrore nga Beogradi në Tiranë, dhe se kjo është një shenjë e mirë. “Një marrëdhënie Serbi-Shqipëri duhet të flasë pa fyerje, ne duhet të fokusohemi për të ndërlidhur ekonomitë tona”, – tha Vuçiç. Duke folur rreth incidentit në ndeshjen Serbi-Shqipëri, Vuçiç u shpreh se “Edhe UEFA vendosi t’i japë Serbisë fitoren 3-0 për shkak të dronit shqiptar, dhe se i gjithë incidenti u shkaktua nga flamuri.” Gjatë fjalimit të tij Vuçiç shtoi se Serbia kërkon të mbajë marrëdhënie të mira me Rusinë, por nuk do të ndryshojnë qëllimin e tyre strategjik, anëtarësimin në Bashkimin Evropian. “Serbia është e dedikuar për rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Europian, ne nuk do i kërkojmë askujt që të na pranojë, ne do të implementojmë reformat për ta merituar.”
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















