Ministria e Brendshme ka bërë kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës për ish-drejtorin e Emergjencave Civile Alfred Olli dhe disa zyrtarë të tjerë, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Katër zyrtare akuzohen se ne te paktën 4 raste kane akorduar shuma te mëdha ne emër te situatave emergjente ndaj personave te trete ose ndaj institucioneve përfaqësuese te pushtetit vendor. Por këto shuma nuk janë justifikuar me asnjë dokumentacion ne Drejtorinë e Emergjencave. Një tjetër shkelje per te cilën akuzohet Olli dhe bashkëpunëtoret e tij është zhdukja e 2 skafeve me vlere 11 milionë leke. Gjithashtu Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë kallëzim penal edhe për shtetasen Drita Avdyli, ish-drejtoreshë e Drejtorisë së Shtetësisë dhe Refugjatëve në MPB, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















