Ditën e sotme në Pallatin e Kongreseve është organizuar konferenca me temë: “Takim kombëtar. Mbrojtja e energjisë dhe lufta ndaj krimit urban dhe mjedisor, sfida të përgjegjësisë publike”, në kuadër të masave që pritet të ndërmerren nga qeveria për t’i dhënë fund vjedhjes së energjisë dhe humbjeve në rrjet.
Në fjalën e tij me këtë rast ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri u shpreh se qeveria është e vendosur t’i shkojë deri në fund kësaj nisme si e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund kolapsit ku është zhytur ky sistem për shkak të keqmenaxhimit dhe privatizimit të dështuar nga qeveria e shkuar.
Sipas Gjiknurit, në bashkëpunim me policinë e shtetit do të merren të gjitha masat që të mos lejohet më vjedhja e energjisë nga bizneset aopo abonentët familjarë, ndërsa sipas tij objekt afatgjatë është që në vitin 2018 sistemi elektroenergjetik të kalojë nga humbës në fitimprurës.
“Është momenti të bëjmë reformat më të thella. Gjeja e parë që bëmë është transparenca me qytetarët për t’iu treguar se ku e gjetëm sektorin e energjisë. Do të bëjmë të mundur që çdo vit të ulim me 5 % uljen e humbjes së energjisë dhe në vitin 2018 sistemi elketroenergjetik të kthehet në një sektor fitimprurës“, u shpreh Gjiknuri.
Kjo konference vjen ne diten kur mbyllet edhe ultimatumi 5-ditor i dhene nga kryeministri Rama per vjedhesit e energjise.















