Kanalet kulluese në Qarkun e Fierit nuk arrijnë asnjëherë të pastrohen për shkak të mungesës së fondeve për të përballuar të gjitha pengesat që hasen në terren.
Drejtori i Bordit të Kullimit në Fier, Vilson Naçi, pohon këtë problem kur thotë se buxheti që akordohej nga shteti për këto kanale nuk përballonte dot punën dhe këto kanale duhet të pastroheshin një herë në shtatë ose tetë vjet.
“Këto kanale, me aq buxhet sa vinë nga buxheti i shtetit, i bie që të pastrohen një herë në 8 ose 8 vjet. Problematikat janë të mëdha pasi skemat kulluese janë të tilla që kur nisin duhet të përfundojnë, pavarësisht problematikave në zona të ndryshme”, shprehet Naçi.
Më problem janë zonat kënetore dhe ato që kullojnë me anë të hidrovoreve, ndonëse për 2015-ën është trefishuar fondi për pastrimin e kanaleve.
Aktualisht puna është përqëndruar në Komunën Qëndër, Dërmënas dhe Seman ku janë 160 mije m3 që përmbyten nga kolektorët e bllokuar.














