Kosova dhe Serbia kanë nevojë të nënshkruajnë një TraktatPaqeje.
Një gjë të tillë e theksoi Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj.
Ai tha se dialogu mes dy vendeve duhet të përfundojë me nënshkrimin e njëTraktati Paqeje mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas Hoxhajt, nënshkrimi i Traktatit të Paqes do të ndodhë për një periudhë 3-5 vjeçare.
“Traktati i Paqes që në termat e BE-së nënkupton nënshkrimin e një marrëveshjeje obliguese ligjore do ta përmbyllte kapitullin në marrëdhëniet mes shteteve tona. Kjo marrëveshje do të duhej të qartësonte se Serbia nuk e bllokon Kosovën në rrugën për anëtarësim në OKB pasi të dyja vendet do të humbnim në kohë. Njëherësh duhet të ndodh njohja dhe që të dyja vendet të vendosin marrëdhënie diplomatike. Nuk kemi kohë të humbim asnjëri nga vendet tona në Ballkan”, tha Hoxhaj në Beograd.
Mirëpo, ky Traktat Paqeje shihet ndryshe nga përfaqësuesit politikë të Vetëvendosjes dhe të LDK-së.
Deputetët e VV-së kanë theksuar se arritja e një Traktati Paqeje Kosovë – Serbi nuk i shërben Kosovës, pasi ky është nënshtrim ndaj Serbisë, derisa shteti serb nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
















