• Latest
  • Trending
  • All

Ja 25 vendime gjykatash me shkelje, të merret masa ndaj disa gjyqtarëve

25/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 11 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Ja 25 vendime gjykatash me shkelje, të merret masa ndaj disa gjyqtarëve

25/10/2014
in Aktualitet, Lajme

Ministria e Brendshme i ka dërguar një letër Presidentit të Republikës, Bujar Nishanit, duke i paraqitur disa raste të vendimeve të gjykatave dhe Prokurorisë të cilat rezultojnë me shkelje.

Më anë të kësaj liste Ministria e Brendshme, i kërkon Nishanit, në cilësinë e Kryetarit të KLD-së, ndëshkim të gjyqtarëve që kanë marrë këto vendime, të cilat sipas saj janë ‘vendimet sa flagrante aq edhe absurde’. Më tej MB, ka kërkuar që vendimet lehtësuese ndaj kriminelëve të parandalohen.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Sipas Ministrit Saimir Tahiri, qëndrimet liberale të gjyqtarëve mbeten një kërcënim për qytetarët. “Vendimet lehtësuese ndaj kriminelëve duhet të parandalohen. Qëndrimi i tillë vështirëson punën e policisë. Gjyqtarët të mos mbeten të pandëshkuar”-citohet në letrën e Tahirit, drejtuar kreut të Shtetit. Sipas Tahirit, deri më tani Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk ka marrë asnjë masë ndëshkuese, edhe për raste flagrante.

LISTA E VENDIMEVE TË GJYKATAVE DHE PROKURORISË QË MINISTRI I PUNËVE TË BRENDSHME I KA BËRË ME DIJE PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS

ARRESTOHET PËR PLAGOSJE
Prokuroria: Arrest në burg, gjykata e lë me detyrim për t’u paraqitur
Në datë 25.09.2014“>2014, nga Drejtoria e Policisë Qarkut Fier janë arrestuar në flagrancë shtetasit B.B. dhe K.J. për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier, me prokuror të çështjes Violeta Shkuta ka kërkuar masën e sigurimit “Arrest në burg” ndërsa gjyqtarja e çështjes Adelina Zarkaj, në datë 29.09.2014“>2014, ka vendosur masën e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”.

ARRESTOHET PËR ARMËMBAJTJE PA LEJE
Prokuroria: arrest në burg, gjykata e lë në arrest shtëpie
Në datë 16.09.2014“>2014 ka arrestuar në flagrancë shtetasin G.Ç. për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, parashikuar nga neni 278/4 të Kodit Penal pasi në automjetin e tij është gjetur një armë zjarri pistoletë tip “Zastava” me një krehër me 7 fishekë. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me Prokurore të çështjes Edlira Cufi ka kërkuar masën e sigurimit “Arrest me burg”, ndërsa gjyqtari i çështjes Andri Ymeri me vendimin e datës 19.09.2014“>2014 ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”.

ARRESTOHET PËR ARMËMBAJTJE
Prokuroria: Arrest në burg, gjykata e lë në arrest shtëpie
Në datë 03.09.2014“>2014 është arrestuar në flagrancë shtetasi E.K. për veprën penale “Mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake” parashikuar nga neni 278 i K. Penal, pasi me date 03.09.2014“>2014 rreth orës 15:30 minuta është kapur në flagrancë duke mbajtur një armë zjarri pushkë, pa leje. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Dibër, me Prokuror të çështjes Belina Zeneli ka kërkuar masën e sigurimit “Arrest me burg”, ndërsa gjyqtari i çështjes Halil Vani me vendimin e datës 07.09.2014“>2014 , ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” .

ARRESTOHET PËR ARMËMBAJTJE
Prokuroria: Arrest në burg, gjykata e lë me arrest shtëpie
Në datë 03.09.2014“>2014 nga Komisariati i Policisë Krujë është arrestuar në flagrancë shtetasi B.I., për veprën penale “Mbajtje pa leje e armëve dhe e municionit” parashikuar nga neni 278 i K. Penal, sepse ka qëlluar me armë zjarri dhe nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij u sekuestruan gëzhoja dhe fishekë.Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Krujë, me Prokuror të çështjes Anisa Qilimi, ka kërkuar për të arrestuarin masën e sigurimit “Arrest në burg”, ndërsa Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”.

ARRESTOHET PËR ARMËMBJATJE DHE TRAFIK DROGE
Prokuroria: Arrest në burg, gjykata e lë me detyrim për t’u paraqitur
Në datë 29.09.2014“>2014 është ndaluar shtetasi A.R., lindur në Gjirokastër, i shpallur në kërkim për veprat penale “Organizim i jashtëligjshëm i lojërave të fatit”, “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 197,283 dhe 278/2 i K. Penal.Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, me Prokuror të çështjes Çlirim Sino ka kërkuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, ndërsa gjyqtari i çështjes Mirela Iliopulli me vendimin e datës 02.10.2014“>2014, ka caktuar masën e sigurimit “Detyrim paraqitje”. Ky shtetas ka qenë në kërkim në vitin 2006, si dhe është proceduar penalisht në vitin 2010 për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, si dhe “Kundërshtim të punonjësve të policisë” dhe “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”.

ARRESTOHET PËR KULTIVIM DROGE
Prokuroria e liron
Në datë 17.09.2014“>2014 nga Komisariati i Policisë Pukë janë arrestuar në flagrancë shtetasit E.T., dhe F.Z. për vepën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve“ parashikuar nga neni 283 i K.Penal, pasi janë kapur në flagrancë me një sasi lënde të dyshuar narkotike. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Pukë lidhur me këta shtetas të arrestuar ka nxjerrë urdhër për lirim të menjëhershëm.

ARRESTOHET PËR SHFRYTËZIM PROSTITUCIONI
Prokuroria: Arrest në burg, gjykata e lë me arrest shtëpie
Në datë 19.09.2014“>2014, nga Drejtoria e Policisë Qarkut Fier janë arrestuar në flagrancë shtetasi B.Ç., i datëlindjes 18.08.1950, shtetasja F. H dhe shtetasi H.L. për veprat penale “Prostitucioni’ neni 113 i KP, “Shfrytëzimi i prostitucionit” neni 114 i KP, dhe ”Mbajtja e lokaleve për prostitucion” neni 115 i KP, pasi është kapur në flagrancë duke kryer marrëdhënie seksuale me pagesë me shtetasen F. H.Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier, me Prokuror të çështjes Aida Cakaj, ka kërkuar masën e sigurimit “Arrest në burg” për të 3 të arrestuarit, ndërsa gjyqtarja e çështjes Olkeda Manellari, me vendimin e datës 23.09.2014“>2014 ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në shtëpi” për B.Ç. dhe H.L. dhe “Detyrim paraqitje” për shtetasen F. H.

ARRESTOHET PËR TRAFIK DROGE
Prokuroria: Arrest në burg, gjykata e lë detyrim për t’u paraqitur
Në datë 22.09.2014“>2014 nga Drejtoria e Policisë Qarkut Shkodër janë arrestuar në flagrancë shtetasit R.H. i datëlindjes 27.01.1995 dhe E.M., për veprën penale “Prodhim e shitje e lëndëve narkotike“ parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal pasi gjatë kontrollit të ushtruar iu është gjetur në trup lëndë narkotike. Prokuroriapranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, me prokuror të çështjes Frederik Laloshi ka kërkuar caktimin e masës së sigurimit “Arrest me burg“, ndërsa gjyqtari i çështjes Tonin Strekaj me vendimin e datës 25.09.2014“>2014 ka vendosur caktimin ndaj të dyshuarve, të masës së sigurimit “Detyrim për t‘u paraqitur në Policinë gjyqësore“.

ARRESTOHET PËR KUNDËRSHTIM TË POLICISË
Prokuroria: Arrest në burg, gjykata e lë në arrest shtëpie
Në datë 10.09.2014“>2014 nga Komisariati i Policisë Përmet është ndaluar shtetasi E. Xh., për veprën penale “Kundërshtim me dhunë i punonjësve të Policisë” parashikuar nga neni 236/2 i K. Penal. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Përmet, me Prokuror të çështjes Silvana Pani ka kërkuar masën e sigurimit “Arrest me Burg”, ndërsa gjyqtar i çështjes Dritan Hasani me vendimin nr. 21/163 datë 12.09.2014“>2014 ka caktuar masën e sigurimit “Arrest shtëpie”. Ky shtetas është përsëritës në të njëjtin krim pasi në datën 14.11.2011 është proceduar penalisht për veprën penale “Plagosje e lehtë” dhe “Kundërshtim i punonjësit të Policisë”.

ARRESTOHET PËR KUNDËRSHTIM TË POLICISË
Prokuroria: Arrest në burg, gjykata e lë në arrest shtëpie
Në datë 10.09.2014“>2014 nga Komisariati i Policisë Përmet është ndaluar shtetasi, Xh.M. për veprën penale “Kundërshtim me dhunë i punonjësve të Policisë” dhe “Drejtim i automjetit në gjendje të dehur” parashikuar nga neni 236/2 i K. Penal. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Përmet, me Prokuror të çështjes Silvana Pani ka kërkuar masën e sigurimit “Arrest me Burg”, ndërsa gjyqtar i çështjes Dritan Hasani me vendimin e datës 12.09.2014“>2014 ka caktuar masën e sigurimit “Arrest shtëpie”. Ky shtetas në vitin 2009 është proceduar penalisht për veprën penale “Vrasje, e mbetur në tentativë”, parashikuar nga neni 76 i K. Penal, në vitin 2012 është proceduar penalisht për veprën penale “Shkatërim prone” dhe në vitin 2013 është proceduar penalisht për vepren penale “Kanosje” dhe “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”.

ARRESTOHET PËR PASTRIM PARASH
Prokuroria: Arrest në burg, gjykata e lë me detyrim për t’u paraqitur
Në datë 14.09.2014“>2014 nga Komisariati i Policisë nr. 3 është arrestuar shtetasi A. B., për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287/b i Kodit Penal, pasi më datë 14.09.2014“>2014. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka kërkuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, ndërsa gjyqtari Altin Shkurti me vendimin e datës 17.09.2014“>2014 ka caktuar masën e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”.

ARRESTOHET PËR VJEDHJE
Prokuroria: Arrest në burg, gjykata e lë detyrim për t’u paraqitur
Në datë 07.09.2014“>2014 nga Komisariati i Policisë nr. 3 është arrestuar shtetasi I. M. për veprën penale të “Vjedhjes” parashikuar nga neni 134 i K. Penal pasi në datë 06.09.2014“>2014, është kapur në flagrancë nga shtetasi V.C., duke vjedhur në banesën e këtij të fundit. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë për të arrestuarin I. M. ka kërkuar masën e sigurimit personal“ Arrest në burg”, ndërsa Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin e datës 10.09.2014“>2014 ka caktuar masën e sigurimit personal ‘Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”. Ky shtetas është përsëritës, pasi është i dënuar edhe 3 herë për “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” dhe “Vjedhje”.

ARRESTOHET PËR VJEDHJE
Prokuroria: arrest në burg, gjykata e lë në arrest shtëpie
Në datë 12.09.2014“>2014 nga Komisariati i Policisë nr. 2, janë arrestuar në flagrancë shtetasit B.H, E.U. dhe S. K., për veprën penale “Vjedhje në bashkëpunim, mbetur në tentativë”, parashikuar nga Neni 134/2 e 22 të K. Penal. Këta shtetas janë kapur në flagrancë. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë me Prokuror Saimir Hysa ka kërkuar masën e sigurimit “Arrest në burg” për tre të arrestuarit, ndërsa gjyqtarja e çështjes Mariana Shegani (Dedei), me vendimin e datës 15.09.2014“>2014 ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në shtëpi” për të arrestuarin S. K., me vendimin nr. 1993 datë 15.09.2014“>2014, ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në shtëpi” për të arrestuarin B. H. dhe “Arrest në burg” për të arrestuarin E.U.

ARRESTOHET PËR VJEDHJE
Prokuroria: Arrest në burg, gjykata e lë me detytrim për t’u paraqitur
Në datë 19.09.2014“>2014 nga Komisariati i Policisë nr. 3 është arrestuar në flagrancë shtetasi H. Gj., për veprën penale të “Vjedhjes” parashikuar nga neni 134 i K. Penal pasi është kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhië një automjet, në pronësi të shtetasit G. D. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka kërkuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, ndërsa Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin e datës 22.09.2014“>2014 , ka caktuar masën e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”.

ARRESTOHET PËR VJEDHJE
Prokuroria: Arrest në burg, gjykata e lë në arrest shtëpie
Në datë 18.09.2014“>2014 nga Komisariati i Policisë nr. 3 është ndaluar me iniciativë shtetasi J. Ç. për veprën penale të “Vjedhjes” parashikuar nga neni 134 i K. Penal. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka kërkuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, ndërsa Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin e datës 20.09.2014“>2014 ka caktuar masën e sigurimit personal ‘Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”.

ARRESTOHET PËR VJEDHJE ME PASOJA
Prokuroria: Arrest në burg, gjykata e në arrest shtëpie
Në datë 12.09.2014“>2014 nga Komisariati i Policisë Përmet janë ndaluar shtetasit K.L. dhe Ç. M. banues në fshatin Cakran dhe Gjinoqar, rrethi Fier, për veprën penale “Vjedhje, me pasoja të rënda” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134/3 i K. Penal. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Përmet, me Prokuror të çështjes Silvana Pani ka kërkuar masën e sigurimit “Arrest me burg”, ndërsa gjyqtari i çështjes Dritan Hasani me vendimin e datës 13.09.2014“>2014, ka caktuar masën e sigurimit “Arrest shtëpie” për të dy të ndaluarit. Rezulton se shtetasi Ç. M., në muajin Janar 2012 është kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhë i maskuar, ndërsa në janar 2013 është shpallur në kërkim policor si i dyshuar për vjedhje banese.

ARRESTOHET PËR VJEDHJE
Prokuroria: Arrest në burg, gjykata e lë në arrest shtëpie
Në datë 10.09.2014“>2014 nga Komisariati i Policisë Përmet është ndaluar shtetasi, A.B. për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga neni 134 i K. Penal.Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Përmet, me Prokuror të çështjes Silvana Pani ka kërkuar masën e sigurimit “Arrest me burg”, ndërsa gjyqtar i çështjes Dritan Hasani me vendimin e datës 12.09.2014“>2014 ka caktuar masën e sigurimit “Arrest shtëpie”. Ky shtetas ka qenë i dënuar me herët me 3 muaj burg.

ARRESTOHET PËR VJEDHJE
Prokuroria: Arrest në burg, gjykata e lë me detyrim për t’u paraqitur
Në datë 07.09.2014“>2014, Komisariati i Policisë Librazhd ka bërë ndalimin e shtetasit A.K. për veprën penale “Vjedhje” e parashikuar nga neni 134 i K. Penal.Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka kërkuar masën e sigurimit “Arrest nëburg”, ndërsa gjyqtari i çështjes Pajtime Fetahu me vendiminin e datës 10.09.2014“>2014, ka vendosur masën në sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”.

ARRESTOHET PËR VJEDHJE
Prokuroria: Arrest në burg, gjykata e lë me detyrim për t’u paraqitur
Në datë 20.09.2014“>2014 nga Komisariati i Policisë Fier është arrestuar në flagrancë shtetasi S.Xh. për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 134 dhe 25 të K. Penal. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier me Prokuror të çështjes Andi Pogace ka kërkuar masën e sigurimit “Arrest meburg“, ndërsa gjyqtari i çështjes Andi Pogaçe me vendimin e datës 06.06.2014“>2014, ka vendosur masën e sigurisë “Detyrimi për t’u paraqitur”.

ARRESTOHET PËR VJEDHJE
Prokuroria: Arrest në burg, gjykata e lë me detyrim për t’u paraqitur
Në datë 29.08.2014“>2014 nga Komisariati i Policisë Fier është arrestuar në flagrancë shtetasi Sh.K, për veprën penale “Vjedhje” parashikuar nga neni 134 i K.Penal. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier me prokuror Genci Mane, ka kërkuar caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, ndërsa gjyqtari i çështjes Piro Sota, ka vendosur masën e sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”. Ky shtetas është përsëritës për të njëjtin krim, pasi në vitin 2010 është proceduar penalisht për veprën penale “Vjedhje”.

ARRESTOHET PËR VJEDHJE
Prokuroria: Arrest në burg, gjykata e lë me detyrim për t’u paraqitur
Në datën 16.09.2014“>2014 nga Komisariati i Policisë Korçë është arrestuar shtetasi R.Sh. për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal, pasi ky shtetas në datën 16.09.2014“>2014, në bashkëpunim me shtetasit J.X., E. X. dhe B.M. kanë vjedhur në ambjentet e Drejtorisë Rajonale të Rezervave. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë, me prokurore të çështjes Dhorina Theodhori, ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg” ndërsa gjyqtarja e çështjes Miljana Muçaj me vendim nr. 432, datë 20.09.2014“>2014, ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të tij dhe ka caktuar masën e sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

ARRESTOHET PËR VJEDHJE
Prokuroria: Arrest në burg, gjykata e lë me detyrim për t’u paraqitur
Në datën 16.09.2014“>2014 Komisariati i Policisë Korçë ka arrestuar shtetasin E. X.. për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal, pasi ky shtetas në datën 16.09.2014“>2014, në bashkëpunim me shtetasit J.X., R. Sh. dhe B. M. kanë vjedhur në ambjentet e Drejtorisë Rajonale të Rezervave Materiale të Shtetit. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë, me prokurore të çështjes Dhorina Theodhori, ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, ndërsa gjyqtarja e çëshjtes Miljana Muçaj me vendim e datës 20.09.2014“>2014, ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të tij dhe ka vendosur masën e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” çdo dy javë.

ARRESTOHET PËR VJEDHJE
Prokuroria: Arrest në burg, gjykata e lë në arrest shtëpie
Në datë 23.09.2014“>2014 është arrestuar në flagrancë shtetasi, B.C. për veprën penale “Vjedhje” e mbetur në tentative parashikuar nga neni 134 – 22 i K. Penal, pasi më datë 22.09.2014“>2014 rreth orës 23.00 është kapur në flagrancë nga strukturat e Komisariatit të Policisë Bulqizë duke vjedhur zyrën e financës në Bashki. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Dibër, me Prokuror të çështjes Hysni Vata, ka kërkuar masën e sigurimit “Arrest me burg”, ndërsa gjyqtari i çështjes Halil Vani me vendimin e datës 25.09.2014“>2014 , ka vendosur masën e sigurisë “Arrestnë shtëpi”.

ARRESTOHET PËR FALSIFIKIM MONEDHASH
Prokuroria: Arrest në burg, gjykata e lë me detyrim për t’u paraqitur
Në datë 27.09.2014“>2014 nga Drejtoria e Policisë Qarkut Fier është arrestuar në flagrancë shtetasi M.K. për veprën penale “Falsifikim i monedhave” dhe “Ruajtje apo depozitim i mallrave kontrabandë”, parashikuar nga nenet 183 dhe 179 të K. Penal. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier, me Prokuror të çështjes Eglantina Shehu ka kërkuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, ndërsa Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, ka vendosur masën e sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”.

ARRESTOHET PËR AKSIDENT ME PASOJA
Prokuroria: Arrest në burg, gjykata e lë me arrest në burg 15 ditë
Në datë 19.09.2014“>2014 nga Komisariati i Policisë Kurbin është bërë arrestimi në flagrancë e shtetasit F.Ç. për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit” e parashikuar nga neni 290, i Kodit Penal, sepse nga aksidenti me mjetin e tij janë dëmtuar disa shtetas që ishin pasagjerë të cilët janë dërguar për të marrë ndihmë të kualifikuar në Spitalin Ushtarak Tiranë. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kurbin me Prokuror të çështjes Bardhyl Shehu ka kërkuar masën e sigurimit “Arrest me burg”, ndërsa gjyqtari i çështjes Besnik Qira me vendimin e datës 22.09.2014“>2014, ka caktuar masën e sigurimit “Arrest me burg me afat 15 ditë ”.

Previous Post

Turqia në mbështetje të Shqipërisë

Next Post

Serbi- Shqipëri/ Kur i ul brekët, ta fusin të gjithë

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Serbi- Shqipëri/ Kur i ul brekët, ta fusin të gjithë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.