Kapiteni i përfaqësueses së Serbisë, Branislav Ivanovic është i pakënaqur me vendimin e Komisionit disiplinor të UEFA-së.
Branislav Ivanovic, kapiteni i përfaqësueses së Serbisë, nuk pajtohet aspak me vendimin e Komisionit Disiplinor të UEFA-së, i cili sot gjatë ditës dha vendimin për ndeshjen e ndërprerë mes Serbisë dhe Shqipërisë .
“Pas vendimit të organeve përkatëse që ndeshja të regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në të mirë të Serbisë, e më pas marrja e tre pikëve përfaqësueses sonë, mendoj se fjala është për një presedan të futbollit në nivel reprezentativ. Shpresoj se personat përgjegjës në marrjen e vendimeve të tilla do ta analizojnë këtë vendim edhe një herë”, thotë Branislav Ivanoviç.















