• Latest
  • Trending
  • All

Pa Merkelin, nuk do shkoja në Beograd

24/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 19 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Pa Merkelin, nuk do shkoja në Beograd

24/10/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë dhënë në prestigjiozen gjermane, “Frankfurter Allgemeine Zeitung” , tha se po të mos i kishte mbledh Angela Merkel liderët e Ballkanit në Samitin e Berlinit, nuk do të shkonte në vizitën e paraparë në Beograd. “Lejomëni t’ju them se nëse ka një arsye për mua që të them me zë të lartë se jam krenar që jam shqiptar, është fakti që bëri edhe vetë Papa Françeskun të zgjedhë Shqipërinë për vizitën e tij të parë në Evropë: vëllazëria fetare siç e quajti vetë Papa i Romës harmoninë fetare mes nesh dhe vëllazëria etnike siç e kanë përjetuar gjithnjë grekët që jetojnë me ne!”

FAZ: Të mërkurën Beogradi do të vizitohej për herë të parë nga një Kryeministër shqiptar në 68 vjet. Të dielën, vizita u shty nga Kryeministri serb, për në datë 10 nëntor. A e kuptoni, ose shihni këtë si një refuzim?
RAMA: Përcaktimi i datës 10 ishte një vendim i përbashkët pas një telefonate të gjatë që ne patëm. Fakti që vizita do të mbahet rreth tre javë më tej datës së përcaktuar paraprakisht, nuk tregon refuzim, po vështirësi dhe vullnet për t’i kapërcyer vështirësitë. Ajo çka ndodhi gjatë dhe pas ndeshjes në Beograd, tregoi se sa e brishtë është paqja e arritur në rajonin tonë dhe se sa pak mund të mjaftojë për të na rikthyer në pozicione të vjetra e në retorika të një kohe tjetër. Por ajo çka ka ndodhur pas 100 vjetësh, qysh prej fillimit të Luftës së Parë Botërore në Ballkan, duke bërë që 2014-ta të jetë viti i parë i historisë sonë të përbashkët pa asnjë kufi në konflikt, është shumë herë më e madhe se sa incidentet e një ndeshjeje futbolli. Prandaj unë kam qenë qysh minutën e parë të pas ndeshjes i vendosur për të luftuar që gjërat të mos kthehen mbrapa.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

FAZ: Ditët e kaluara pati sulme dhe djegie mbi qytetarë shqiptarë dhe institucione në Serbi dhe në Mal të Zi, në Shqipërinë Jugore pati përleshje midis shqiptarëve dhe pjesëtarëve të minoritetit grek, në Mitrovice u dogjën flamujt serbë. A pritet një përshkallëzim i mëtejshëm i konflikteve?
RAMA: Së pari nuk ka pasur asnjë përleshje midis shqiptarëve dhe pjesëtarëve të minoritetit grek dhe lejomëni t’ju them se nëse ka një arsye për mua që të them me zë të lartë se jam krenar që jam shqiptar, është fakti që bëri edhe vetë Papa Françeskun të zgjedhë Shqipërinë për vizitën e tij të parë në Evropë: vëllazëria fetare siç e quajti vetë Papa i Romës harmoninë fetare mes nesh dhe vëllazëria etnike siç e kanë përjetuar gjithnjë grekët që jetojnë me ne! Shqiptarët nuk kanë asnjë dasi e sherr mes vete si muslimanë e të krishterë dhe asnjë ndasi e sherr me minoritetet etnike që jetojnë në trojet e tyre. Kjo vlen jo vetëm për Shqipërinë, po edhe për Kosovën, shtetin tjetër shqiptar në rajon. Sa u takon atyre që ndodhën në stadiumin e Beogradit ku tridhjetë mijë vetë ulërinin papushim “Vritini shqiptarët!” dhe atyre që ndodhen më pas ndaj qytetarëve shqiptarë në Serbi, janë gjëra që tregojnë se paqja që kemi mbërritur ngjan shumë e madhe për shpatullat tona, prandaj edhe i jam thellësisht mirënjohës kancelares Merkel, e cila është e para udhëheqëse evropiane që ka kuptuar se sa me rëndësi është për Evropën që kjo paqe të mbështetet konkretisht, duke e afruar e ndihmuar më shumë Ballkanin. Mund t’ju them me plot gojën se po të mos kishte ndodhur Konferenca e Berlinit, ku kancelarja na mblodhi në tryezën e saj, për herë të parë në histori të gjithë liderët e rajonit bashkë, për të folur për të ardhmen e përbashkët evropiane të Ballkanit, as vizita ime në Beograd nuk do të kishte ndodhur dot pas asaj që ndodhi gjatë e pas ndeshjes në kryeqytetin e Serbisë, ku fatkeqësisht, për disa ditë rresht, presidenti e qeveria serbe zgjodhën të sillen si tifozët e tyre përmes retorikës së vjetër ndaj shqiptarëve. Falë procesit të nisur në Berlin, që është një shtysë e madhe drejt shpresës, unë dhe Aleksander Vuçic mundëm të komunikojmë e të merremi vesh për të ecur përpara edhe pse nuk kemi absolutisht të njëjtin këndvështrim për ndodhitë e stadiumit të Beogradit.

FAZ: Në Beograd, por edhe në vendet e tjera fqinje të Shqipërisë, i tremben një Shqipërie të Madhe të përbërë nga Kosova, Shqipëria dhe zonat e banuara nga shqiptarë në Serbinë jugore, në Maqedoni, Malin e Zi dhe Greqinë e Veriut. Dhe në të vërtetë, partitë e mëdha shqiptare (në kuptimin e promovimit të Shqipërisë së Madhe) po marrin një mbështetje në rritje. Cili është qëndrimi i Qeverisë shqiptare kundrejt Nacionalizmit mbarëshqiptar (në kontekstin e konceptit Shqipëri e madhe)?
RAMA: Shqipëria e Madhe është kryesisht një makth i serbëve, që shfaqet hera – herës edhe tek fqinjë të tjerë apo gjen vend në diskutimin mbi rajonin tonë edhe përmes ndonjë gazetari të huaj që kujton se thotë ndonjë të vërtetë të madhe kur e përmend Shqipërinë e Madhe si një projekt të shqiptarëve. Por e gjitha mbaron këtu. Sepse Shqipëria e Madhe nuk është projekti ynë, ashtu sikundër edhe pëlhura e ngarkuar me simbole kombëtare shqiptare që u shfaq fluturimthi mbi stadiumin e Beogradit nuk është as flamuri ynë, as flamuri i ndonjë Shqipërie që ne kemi në plan. Ju thoni se në të vërtetë partitë e mëdha shqiptare në kuptimin e promovimit të Shqipërisë së Madhe po marrin mbështetje në rritje, po edhe kjo nuk është e vërtetë, sepse për shembull – në Shqipëri, një parti që mund të konsiderohet e kësaj natyre, nuk mori as 1 për qind të votave e u tret si kripa në ujë.
Projekti ynë real, ëndrra jonë aspak e fshehtë, është Evropa e Madhe dhe jo Shqipëria e Madhe. Një Evropë e Bashkuar e shpresës me Ballkanin brenda saj, jo ky Bashkim Evropian i frikës që është ndër të tjera, edhe një arsye më shumë për nxitjet e padëshiruara nacionaliste, qoftë brenda mureve të unionit e qoftë jashtë tyre. Dhe lejomëni t’ju kujtoj se shqiptarët në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni, në Serbi, në Mal të Zi a në Greqi, nuk kanë qenë kurrë problemi i të tjerëve po janë përpjekur vetëm që të tjerët të mos jenë problemi i tyre; që të tjerët të mos i pastrojnë etnikisht; që të tjerët të mos i margjinalizojnë etnikisht; që të tjerët të mos i diskriminojnë etinikisht. Nuk është faji i shqiptarëve që kanë vendbanimet e tyre në kaq shtete të rajonit, po besoj është meritë që duhet t’u njihet shqiptarëve se në tërë këto vite të trazuara, s’kanë qenë kurrë promotorë të luftës e të racizmit etnik apo ksenofobisë, por kanë investuar për paqen e për stabilitetin e rajonit. Shqipëria e Madhe është një mit që prej kohësh tanimë mbahet gjallë nga ata që e përdorin kundër shqiptarëve. Ose edhe nga gazetarë evropianë, të cilët edhe këto ditë nuk kanë munguar t’i bëjnë jehonë këtij miti, madje edhe në tribuna prestigjioze ndërkombëtare, duke iu referuar një lodre fluturake që në një stadium gjerman do të kishte shkaktuar ilaritet, ndërsa në faqet e shtypit në Gjermani e gjetkë u paraqit si corpus delicti që provon ekzistencën e Shqipërisë së Madhe. Madje, aq i gjallë u bë ky mit në sytë e opinionit publik botëror saqë bota demokratike, e cila me plot të drejtë nuk toleron hedhjen në fushë të një bananeje apo ulërimat monosilabike ndaj një lojtari me ngjyrë si shfaqje racizmi, as që nuk u informua hiç se në stadiumin e Beogradit u ulërit për 40 minuta rresht vdekje shqiptarëve, vritini shqiptarët, vritini vëllezërit e kroatëve!

FAZ: Serbia dhe Shqipëria po përpiqen për një anëtarësi në BE. Kusht për këtë janë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Por sa të qëndrueshme janë marrëdhëniet në Ballkanin Perëndimor, kur mjaftojnë vetëm rrahje në fushën e futbollit për të shkaktuar një krizë?
RAMA: Besoj se e dhashë përgjigjen e kësaj pyetjeje dhe kush e njeh historinë tonë tmerrësisht të vështirë, nuk e ka të vështirë të kuptojë as pse një ndeshje futbolli mund të zgjojë kaq shumë emocione e pasione politike, as pse ndërmarrja e madhe e paqes dhe bashkëpunimit rajonal në Ballkan është kaq e rëndësishme për vetë Evropën e Bashkuar e të ardhmen e saj. Sot, Bashkimi Evropian ka nevojë për Ballkanin, po aq sa Ballkani ka nevojë për Bashkimin Evropian. Të gjithë duhet ta kuptojnë se paqja e paimagjinueshme që kemi arritur ka ardhur jo sepse ne jemi bërë engjëj, po sepse ne të gjithë, popujt tanë pa dallim, duan Evropën e të ardhmes jo Ballkanin e të shkuarës. Ballkani sot shpirtërisht mund të jetë ndoshta zona më proevropiane e Evropës, në Ballkan Evropa e Bashkuar është mishërimi i shpresës jo i frikës që në fakt e ka mbërthyer BE-në nga vetvetja.

FAZ: A besoni se një ndërmjetësim i BE-së, do të ishte ndihmues për të qetësuar krizën?
RAMA: Kjo nuk është një krize e re, po thjesht një reminishencë e krizës shekullore të besimit mes palëve. BE-ja është mjaftuar me një deklaratë fatkeqe të nesërmen e incidenteve të Beogradit, ndërsa Berlini dhe kancelarja Merkel kanë pasur një rol të pazëvendësueshëm në kapërcimin e ngërçit të krijuar mes dy vendeve lidhur me takimin e paracaktuar. E më pas nuk ka qenë fort e vështirë për mua e homologun tim Aleksander Vuçiç për të gjetur një datë tjetër.

 

 

Previous Post

Përballë krizave, Frika është një këshilltar i keq

Next Post

Decalogue post Autochthonous

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Decalogue post Autochthonous

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.