Fill pas vendimit të dhënë nga UEFA, ku Shqipëria ka humbur në tavolinë 3 pikët e ndeshjes me Serbinë, ka reaguar politika shqiptare, duke dënuar kështu këtë veprim.
Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, i pari në radhën e politikanëve që kanë reaguar duke e cilësuar vendimin e UEFA-s në lidhje me ndeshjen Serbi-Shqipëri, të neveritshëm. Sipas tij, ky rast tregon huliganizmin në futboll. Ndërsa deputetja e PD-së, Mesila Doda e ka krahësuar vendimin e UEFA-s te ngjashëm me atë të gjykatave shqiptare.
Ndërkohë më i ashpër ka qënë reagimi i Aleancës Kuq e Zi, e cila i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të ngrihen në protestë, duke u mbledhur kështu në Zvicër dhe Bruksel.















