Kryeministri Edi Rama shprehet se Shqipëria dhe Serbia duhet të përpiqen që ti japin fund dekadave të armiqësisë, duke u fokusuar në çështje të mëdha dhe në dëshirën e përbashkët për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe të mos mbeten peng i incidentit të ndodhur javën e kaluar në ndeshjen e futbollit. “Associated Press” shkruan se Rama pritej të vizitonte të mërkurën Beogradin, si i pari udhëheqës pas 70 vitesh, në përpjekje për të lehtësuar tensionet e mbetura pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë. Në një intervistë për “AP”, Rama thotë se politika ndërkombëtare nuk mund të nxitet nga një ndeshje futbolli. “Paqja që kemi arritur është ende shumë e brishtë dhe ne duhet ta forcojmë atë. Serbia duhet ta njohë sa më parë pavarësinë e Kosovës, ndonëse jopublikisht besoj se e ka njohur atë, pasi Kosova kurrë nuk do të jetë pjesë e vendit të tyre”, shprehet Rama. “Ne nuk mund të shkojmë diku vetëm”, tha ai, duke shtuar se, “së bashku ne mund të bëjë BE-në të kuptojë se Ballkani është i rëndësishëm për BE-në sot, po aq sa është BE e rëndësishme për Ballkanin”. Rama deklaroi se, “Shqipëria e Madhe është një makth serb, jo një projekt shqiptar. Ne duam një Europë më të madhe, jo një Shqipëri më të madhe.. . Kjo është ajo për të cilën ne po luftojmë. Rama, i cili do të takohet me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiç, në Beograd në 10 nëntor, tha se nuk do të përfshihen në axhendë, kujtimet e ndeshjes së futbollit.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















