Ambasadori i Shqipërisë në Athinë, Dashnor Dervishi ka tërhequr vëmendjen për bllokimin e emigrantëve shqiptarë në kufi, duke i cilësuar këto veprime si “reagime naive” të disa qarqeve në Greqi. Per ambasadorin shqiptar mbetet e padrejte qe te ulen primitivisht postblloqet per emigrantet shqiptar ne Kapshtice dhe Kakavije. I intervistuar nga e përditshmja greke, ElefterotypiA, Dervishi është pyetur për incidentin në Dervican, menjëherë pas ndeshjes Shqiperi -Serbi, ku siç është raportuar, grupe tifozesh shkuan në fshatin e banuar me minoritarë grekë, duke i kërcënuar ata. Ambasadori shqiptar theksoi se “incidente të tilla janë të rëndomta në rajonin tonë” dhe vleresoi reagimin e rrepte te autoriteteve shqiptare te cilet arrestuan dhe ndeshkuan autoret e incidentit.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















