TIRANE – Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar realizoi me sukses shembjen e një ndërtese 5 katëshe në aksin rrugor Tiranë-Vaqarr, në afërsi të urës së Beshirit. Ashtu siç ishte paralajmëruar, objekti i ndërtuar pa leje buzë rrugës u shemb në orën 14:00.
INUK paralajmëroi mëngjesin e sotëm se për arsye sigurie do të ndalohet qarkullimi në aksin Tiranë-Vaqarr, nga ora 13:00 deri në 15:30. INUK kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për ndalimin e qarkullimit për rreth 2 orë e 30 minuta.
Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar vijon aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje përgjatë aksit Tiranë-Vaqarr. Gjatë ditës së sotme aksioni është përqëndruar në afërsi të urës së Beshirit.















