Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë sot se askush prej kryeqendrave nuk ka kërkuar nga Blloku VLAN të qeverisë së bashku me PDK-në dhe Hashim Thaçin.
Haradinaj kërkoi sërish nga PDK-ja të lëshojë rrugë, duke thënë se reduktimi i axhendës së senatorit Murphy dhe takimi i tij vetëm me presidenten, është sinjal që kreu i PDK-së dhe partia e tij duhet të lëshojnë rrugë.
Kreu i AAK-së tha se Blloku është duke u përgatitur që ta sqarojnë anën ligjore për të vazhduar zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve në seancën e ardhshme. Ai tha se këtë javë do t’i qartësojnë qëndrimet dhe veprimet se si do të veprohet në këtë proces. “Sa i përket takimit, qëndrimi ynë ka qenë që nuk negociojmë me z. Thaçi, ne nuk kemi thënë që nuk përshëndetim me të, por nuk negociojmë, nuk është partnerë. Ky është premtimi parazgjedhor, pa PDK-në. Qëndrimi i VLAN-it është shumë i qartë dhe nuk ndryshon, dhe nuk ndikon me një përshëndetje”, ka thënë Haradinaj.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















