Nga Av. Idajet BEQIRI
Popujt e botës, vite më parë e mbajnë mend mirë se si dilnin të shokuar, të përlotur dhe me shpirtin plot dhimbje nga dyert e kinemave pasi shihnin filmin “90 minuta në skëterrë”! Ishte një film tipizues i tragjedisë që bota mbarë përjetoi nga pushtimi nazist! Të burgosurit antinazistë, me shpirtin nëpër dhëmb luanin të imponuar një ndeshje futbolli me nazistët, që i mbanin të burgosur dhe i trajtonin në mënyrë çnjerëzore. Dihet nga filmi, përfundimi tragjik i këtyre futbollistëve të burgosur deri në fundin e 90 minutave lojë!
Pas 70 vjetëve të fitores mbi bishën nazifashiste, me të gjitha përmasat e saj, por me ndryshimin e vetëm se kjo masakër dhe tragjedi 90 minutëshe, 48 minuta i pati para nisjes së ndeshjes, ndërsa 42 minuta i pati ndeshje në fushën e futbollit, u rishfaq me të njejtat përmasa në Beogradin e Serbisë, në stadiumin famëkeq, me emrin që është e kundërta e përmbajtjes, “Partizani”, në ndeshjen e futbollit Serbi – Shqipëri!
Në saj të teknologjisë moderne, e gjithë bota përjetoi në stadium një urrejtje narciste dhe një dhunë të egër fashistoide të një populli të tërë serb, madje edhe të vetë policisë dhe të drejtuesve të lartë të shtetit të pacivilizuar të Serbisë, kundër 23 shqiptarëve që ishin në atë stadium për të luajtur futboll si përfaqësues të Republikës së Shqipërisë.
Europa, e cila e ka në cep, por brenda kufijve të saj Serbinë, i bëri një përqasje dy planëshe të kundërta kësaj ngjarje shokuese, nga njëra anë u shfaq mendësia evropiane qytetëruese, e cila u beson aspiratave të lirisë, të demokracisë, të shtetit ligjor, të barazisë, të humanitetit dhe të dinjitetit njerëzor, dhe nga ana tjetër nxorën “kokën e gjarprit” vende dhe personalitete, të cilët nuk kanë kurajon të shkëputen përgjithmonë nga primitiviteti i aleancave që e mbajnë Ballkanin “fuçi baruti”!
Ashtu siç pritej, ndeshja ndërkombëtare e futbollit Serbi – Shqipëri, u kthye në një përleshje të dhunshme primitivo-politike! UEFA, e cila drejtohet nga francezi Michel Platini, vendi i të cilit, për fatin e keq, kur vjen puna për të vlerësuar marrëzitë kundër qytetëruese të Serbisë, i bën ato me njësinë matëse të aleancave primitive antieuropiane, në radhë të parë nuk duhet të lejonte një short të tillë, aq më tepër kur njihet botërisht psikologjia inferiore serbe në Ballkan dhe në Evropë posaçërisht ndaj shqiptarëve.
Në radhë të dytë, nisur po nga forca e zakonit të mendësisë primitive, në vend që të tejkalojë vetveten dhe t’u besojë parimeve të drejtësisë, Rregullores së UEFA dhe precedentëve tashmë të konsoliduar me vendime të dhëna nga Komisioni Disiplinor i UEFA, del “jashtë shinave” dhe barazon viktimën me xhelatin ekzekutues, që në rastin konkret është vendi organizues i ndeshjes së futbollit, Serbia!
Të trajtosh njëlloj një popull të tërë prej 32 mijë veta në stadium, të cilët forcën fizike e kishin të garantuar nga milicia e tyre, ndërsa forcën inkurajuese politiko – diplomatike prej shtetarëve më të lartë të Serbisë që ndodheshin në tribunën e stadiumit, me 23 lojtarë futbolli shqiptarë të pambrojtur në stadiumin “kamp përqendrimi” kundër tyre, është sa mjerane, aq edhe raciste!
A ka vend për barazitizëm në një situatë të tillë, kur të 32 mijë serbët në stadium, së bashku me Presidentin e tyre të Republikës, Nikoliç, i cilësuar si kriminel lufte nga Tribunali i Hagës, në momentin që ekzekutohej hymni i shenjtë kombëtar i shqiptarëve, ulërinin si bisha të tërbuara raciste “Vdekje shqiptarëve”?!
A mundet një mendje normale njerëzore të barazojë në vlerësimin e ngjarjes tragjike gjegjen prej serbëve të simbolit tonë kombëtar, Flamurit të shqiptarëve, e më pas edhe të flamurit të NATO, anëtare e së cilës është Shqipëria, me një simbol në beze që pasqyron një të vërtetë historike, i cili u fut në stadium, pasi i kishin bërë të gjitha gjëmat raciste dhe naziskine të 32 mijë serbët e pranishëm aty në shtëpinë e tyre?!
Si mund të vihet shenja e barazimit midis dhunimit të stadiumit dhe dhunës së egër kundër lojtarëve të pambrojtur shqiptarë, nga dhjetra qindra tifozë racistë e vandalë serbë, duke e nëpërkëmbur si leckë pa vlerë Rregulloren e Futbollit të UEFA-s?!
Këtë turp duhet ta korigjojë urgjentisht Michel Platini, nëse ka përgjegjshmërinë më minimale për detyrën e shenjtë, që i është dhënë për të qenë në krye të UEFA, edhe me votën “pro” të Shqipërisë! Ai nuk është as i vetvetes, as i politikave primitiviste të vendit të tij të origjinës.
Ky organizëm që ai drejton është i Europës së qytetëruar, e cila primitivitetit dhe mbajtjes së Ballkanit “fuçi baruti ” ia ka parë “hajrin” me dy luftra botërore, plus një lufte të tretë fashistoido-gjenocidiste ballkanik që bëri për 10 vjet me radhë Serbia e Millosheviçit, Karaxhiçit, Mlladiçit dhe Nikoliçit kundër Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjes dhe Kosovës.
Ka ardhur koha që Europa e sotme e principeve demokratike, liridashëse, paqedashëse dhe drejtësisë së vërtetë, gjithë personalitet më të rëndësishme të saj, t’i thonë Serbisë dhe gjithë klasës së saj politike atë “NEIN” (JO-në) e fort që i tha eurodeputeti i Partisë së Kancelares së RF të Gjermanisë Merkel,
Pse i duhet thënë “NEIN” Serbisë?!
Serbia është një vend dhe një popull me të kaluar dhe të sotme të zezë. Kanë bërë gjenocid dhe krime lufte në Ballkan. Kanë qenë dhe kanë mbetur barbarë, sepse janë popull dhe komb pa atdhe! Atdheu i tyre janë Karpatet, dhe aty ku janë ngulur sot, nuk është truall i tyre, nuk është gjaku i tyre, nuk është tokë me gjuhëfolësinë e tyre. Serbët i kanë zaptuar tokat ku kanë sot kufijtë e padrejtë shtetërorë me pushtime barbare. Midis të qënurit egërsira në stepat jo jetësore të Karpateve, ku varfëria, uria, skamja, lakuriqësia, egërsia, shfarosja bënin kërdinë, dhe kërkimit të jetës normale, si njerëz dhe jo si kafshë siç ishin, zgjodhën nga e keqja këtë të dytën.
Si barbarë që ishin, nën mundësinë “të vdekur që të vdekur jemi, më mirë të sakrifikojmë që të rrojmë, në Shekullin e 6-të ju vërsulën tokave iliro-dardane dhe i pushtuan. Rezistenca e popullsisë iliro-dardane nuk ishte prezentë për disa arsye;
E para, sepse një popull i qytetëruar, siç ishin iliro-dardanët, të cilët besonin në principe qytetëruese, në Zot, në logjikë, në histori, në mirësi, në mirëkuptim, në mikpritje, nuk mund të përballeshin dot me bishat e egra të stepave, të cilat nuk kishin çfarë të humbnin!
E dyta, iliro-dardanët kishin aq shumë territore e pasuri, sa nuk përbënte ndonjë problem ngulja në pjesën veriore të saj të kësaj popullsie të vuajtur, aq më shumë që këta njerëz të stepave dinin të rrisnin kuaj e pela, e të ishin blegtorë gjithashtu, profesione të cilat iliro-dardanët jua kishin lënë hyzmeqarëve të kombësive të tjera.
Gjithsesi, shqiptarët më në fund u bënë të përgjegjshëm dhe kufijtë kombëtarë i ngulën përfundimisht në veri të Nishit! Me barbarizma, me gjenocidë, me luftra pushtuese, serbët, edhe me ndihmën e disa vendeve pro serbofile të Evropës, i grabitën Shqipërisë dhe shqiptarëve mbi 40.000 km2 territore stërgjyshore.
Një pjesë të tyre, Kosovën, me luftë të drejtë çlirimtare, si dhe me ndihmën e faktorëve ndërkombëtarë, ne e rimorëm nga serbët dhe e riatdhesuam. Kanë mbetur pa u riatdhesuar mijra km2 të tjera territore shqiptare. Këtë të vërtetë serbët e dinë mirë. Ndaj ulërijnë e sokëllijnë “I vrisni, i vdisni shqiptarët”. Ndaj ata i çmend për vdekje simboli kombëtar shqiptar dhe harta e Shqipërisë Etnike. Ndaj bëhen bisha dhe e humbasin edhe logjikën më minimale kur u dalin përballë shqiptarët. Serbët e dinë që e vërteta vonon, por nuk harron. E provuan këtë fakt me Kosovën. Do e provojnë me Preshevën, Bujanocin e Medvegjën. Këto janë arsyet se përse serbët sillen si barbarë ndaj shqiptarëve.
Mirëpo serbët harrojnë që çështja e Kosovës është zgjidhur dhe mbyllur përgjithmonë. Harrojnë se ne shqiptarët kemi ndjekur dhe ndjekim një politikë moderne në rajon. Ne u besojmë zgjidhjeve paqësore, zgjidhjeve politiko – diplomatike dhe juridike, ne besojmë tek aktet ndërkombëtare.
Politikat e egërsuara përjashtuese të serbëve bëjnë që ata, në radhë të parë të helmojnë vetveten, pastaj të helmojnë gjithë rajonin dhe vet Evropën. Ndaj u duhet thënë masivisht “NEIN”, nëse Europa ka nxjerrë sadopak mësime nga historia e largët dhe e afërt!
*Kryetar i Partisë së Unitetit Kombëtar Shqiptar
–
















