Ambasadori i Shqipërisë në Serbi, Ilir Boçka ësstë duke biseduar prej disa minutash me autoritetet serbe të policisë për të sqaruar ngjarjen
Gazetarë dhe biznesmenë shqiptarë kanë mbetur në aeroportin e Beogradit të bllokuar nga policia e Serbisë.
Bllokimi i shqiptarëve u bë pasi njeri prej tyre mbante në dorë shallin e Kombëtares së Shqiptarëve.
Policia ndërpreu procedurat e kontrollit të pasaportave për udhëtarët pas bllokimit të shqiptarëve.
Po ashtu policia serbe ndaloi vazhdimin e udhëtimit të shqiptarëve deri në një urdhër të dytë nga zyrtarë më të lartë se efektivat në shërbim.
Udhëtarëve shqiptarë u janë marrë pasaportat nga policia serbe dje nuk po u jepet asnjë shpjegim.
Ambasadori i Shqipërisë në Serbi, Ilir Boçka ësstë duke biseduar prej disa minutash me autoritetet serbe të policisë për të sqaruar ngjarjen.
Shqiptarët udhëtuan drejt Beogradit për të ndjekur ndeshjen futbollistike Serbi-Shqipëri për grupin “I” eliminator të Kampionatit Europian që do të zhvillohet në vitin 2016 në Francë. Denion Ndrenika















