33 klandestinë nga Siria, u kapën mëngjesin e sotëm në qytetin e Gjirokastrës. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:30 të mëngjesit në fshatin Glinë, ku 33 klandestinë sirianë që kishin kaluar kufirin në mënyrë të jashtëligjshme, u kapën nga uniformat blu.
Ky nuk është rasti i parë, pasi shtetas nga Siria, kanë tentuar edhe herë të tjera të përdorin Shqipërinë si një vend transit për të kaluar në shtete të ndryshme të Evropës, si Greqia për shembull.
Rasti i fundit është ai i Sarandës, ku 35 klandestinë nga Siria dhe Palestina u kapën në afërsi të fshatit Lukovë, në vendin e quajtur ish-SMT, të fshehur në një fugon mallrash tip “Fiat”.
















