Komisioni i Medias miratoi gjatë mbledhjes se sotme, vetëm me votat e mazhorancës, 7 emrat e kandidatëve për kreun e ri të Autoritetit të Mediave Audivizive. Opozita nuk ishte e pranishme në komision, por sërish nuk ka munguar thirrja e përfaqësuesve të mazhorancës dhe kreut të komisionit Alfred Peza që opozita të bëhet pjesë e reformave në AMA dhe RTSH.
Shtatë kandidatët qe u miratuan sot ne komision jane Gentian Sala, jurist; Gentian Skënderaj, ekonomist; Anila Basha gazetare; Zylyftar Bregu, gazetar; Raif Gorana, ekonomist; En Muci, ekonomist; Bers Hodo, jurist.















