Në Komisionin e Ekonomisë, i cili u mblodh paraditen e sotme, është diskutuar për projektligjin për akcizat. Në këtë mbledhje ishin të pranishëm zv/ministrja e Shëndetësisë, Milva Ikonomi dhe zv/ministri i Financave, Ervin Koçi. Zv/ministri Koçi propozoi që akciza e cigareve të mos jetë fikse, por në bazë të vlerës së duhanit, pasi sipas tij, favorizohen kompanitë e mëdha. Ndërkohë zv/ministrja Ikonomi deklaroi se akciza e re do të hyjë në fuqi nga 1 janari 2015. “Akciza cigareve do të rritet nga 90 në 110 lekë për paketë”, deklaroi zv/ministrja. Sipas projektligjit të ri të qeverisë, nga data 1 janar 2015, akciza për duhanin do të bëhet 5500 lekë për 1000 copë, nga 4500 lekë për 1000 copë që parashikonte ligji aktual. Kjo do të thotë se nga 1 janari 2015, vetëm një cigare do të kushtojë 1 lek më shtrenjtë. E përkthyer në një paketë që përmban 20 cigare, kjo do të thotë se çmimi i saj do të jetë 20 lekë më shtrenjtë. Më pas, akciza e duhanit do të pësojë sërish rritje në 1 janar të 2016-ës. Sipas projektligjit, nga kjo datë akciza për 1000 copë cigare do të shkojë në 6000 lekë, ose 6 lekë për një copë cigare. Rritje parashikohet edhe nga 1 janari i vitit 2017, ku akciza për 1000 copë cigare do të shkojë në 6500 lekë. Sa i përket projektligjit në fjalë, deputeti socialist, tha se ndryshimet në ligj përcaktojnë që importuesit nuk mund të importojnë më shumë se 15% kundrejt muajit të mëparshëm, dhe kjo sipas Koçit për të shmangur abuzimet e krijimit të rezervave me qëllim shmangien e akcizave.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















