Tani kur zgjedhjet duket të jenë opsioni i vetëm për të dalë nga kriza politike, kanë filluar të qarkullojnë edhe idetë e ndryshme se kush duhet të jetë kandidat i Bllokut për kryeministër.
Një anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Sadri Ramabaja ka thënë se vetëm kandidatura e Albin Kurtit për kryeministër paraqet garancën e vetme dhe mundësinë reale për çlirimin e Republikës.
-Kandidimi i Albin Kurtit kundruall Hashim Thaçit, në zgjedhjet e jashtëzakonshme qe po i imponon SHIK-u, si kandidat i përbashkët i Bllokut për kryeministër – paraqet garancën e vetme dhe mundësinë reale për çlirimin e Republikes, ka shkruar Ramabaja në Facebook.















