• Latest
  • Trending
  • All

Shqetësimet e shqiptarëve në Serbi bëjnë thirrje që të mos përsëritet me Ramën përvoja vasale e Enver Hoxhës

12/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Shqetësimet e shqiptarëve në Serbi bëjnë thirrje që të mos përsëritet me Ramën përvoja vasale e Enver Hoxhës

12/10/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Nga Nehat Hyseni

Po afrohet 22 tetori 2014, dita kur Kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama, pas shumë paralajmërimesh, hamendjesh e shtyrjesh, më në fund, do ta vizitojë zyrtarisht Beogradin. Kjo vizitë po bëhet 68 vjet pas vizitës së paraardhësit partiak të tij, Enver Hoxhës, në vitin 1946, Josip Broz Titos në Beograd. Në veprën e tij “Titistët”, që e botoi shumë kohë më pas, Enver Hoxha përshkruan detaje nga ajo vizitë. I veshur me uniformë ushtarake, ai i përshkruan vështirësitë që kishte pasur për ta kompletuar atë dhe detyrohet që t’i huazojë pantallonat dhe xhaketën nga të tjerët. Me të arritur në Beograd, si i entuziazmuar që ishte me idetë “proletare” dhe me parullën marksiste “Proletarë të të gjithë Botës, bashkohuni”! Enver Hoxha atëbotë qenka befasuar, madje dhe shokuar kur e kishte takuar Titon, i cili ishte i veshur si “mbret dhe jetonte në luks të lartë”! Ky shkëlqim i “luksit mbretëror” të Titos, atëherë ia paska pasë turbulluar mendjen “proletarit” shqiptar, Enver Hoxha! Kështu, meqë Titoja ia paska turbulluar mendjen “proletarit” shqiptar me luksin marramendës të tij, ai gjithashtu kishte arritur ta bindë kokën e “turbulluar” të Enver Hoxhës, se çështja e marrëveshjes së mëhershme e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, “duhej lënë për më vonë”! Enver Hoxha e paska tejkaluar këtë “imtësi” dhe i dehur me idetë e “internacionalizmit proletarë” atëbotë, pas takimit me Titon, kishte vizituar edhe “vëllezërit” e republikave tjera, por jo edhe “miqtë kosovarë”, që kishin bërë përgatitje dhe e pritnin me eufori “vëllazërore”. Kjo mospërfillje ndaj Kosovës i kishte hidhëruar, dëshpëruar e zhgënjyer tmerrësisht komunistët shqiptarë të Kosovës, do të shkruante shumë vite më vonë, në kujtimet e tij “kryekomunisti” i Kosovës, Fadil Hoxha.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Ashtu ishte 68 vjet më parë, kur Shqipëria dhe Jugosllavia kishin marrëdhënie të “shkëlqyeshme dhe vëllazërore”, meqë i bashkonte ideologjia komuniste dhe “internacionalizmi proletar”, e mbi të gjitha “vëllazëria dhe miqësia e ndërsjellë”. Kurse, dy vjet më vonë, në vitin 1948, kjo miqësi dhe “vëllazëri” me Jugosllavinë dhe Titon u prish, u shndërrua në armiqësi dhe u vendos “muri i Berlinit” midis këtyre dy shteteve, që do t’i ndajë familjet shqiptare deri në vitet ‘90. Pra, kjo ishte me pak fjalë historia e vizitës së Enver Hoxhës dhe gjendja marrëdhënieve të mëpasme midis Shqipërisë dhe Kosovës.

Kurse tani, në vitin 2014, Kosova është ndarë nga Serbia dhe është njohur pavarësia e saj nga mbi 107 shtete dhe Edi Rama është duke e vizituar Serbinë, e cila ka mbetur pa pesë republikat “simotra” dhe Kosovën, që janë bërë shtete të pavarura. Kurse, në Serbi kanë mbetur shqiptarët e Preshevës, Bujanocit, Medvegjës, në Beograd dhe Vojvodinë, që të gjithë së bashku janë mbi 70.000 (shtatëdhjetë mijë). Këta shqiptarë që aktualisht jetojnë në Serbi janë të diskriminuar skajshmërisht nga regjimi antishqiptar i Serbisë, i cili në vitin 2002 kishte miratuar të ashtuquajturin “Planin sekret” për shpërnguljen dhe dëbimin permanent të shqiptarëve nga Serbia. Pasojat dhe efektet e atij Plani janë evidente, meqë shqiptarët në Beograd dhe Vojvodinë e gjithandej nëpër Serbi, numëronin shumë më tepër se 155.000 (njëqind e pesëdhjetë e pesë mijë). Vetëm në Luginë të Preshevës, që përfshinë Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën, jetonin mbi 100.000 shqiptarë, kurse në Beograd rreth 40-45 mijë dhe në Vojvodinë rreth 15 mijë shqiptarë. Kurse, tani Medvegja ka mbetur me vetëm 10 % nga numri i dikurshëm i shqiptarëve, nga Bujanoci janë shpërngulur reth 35-40%, nga Presheva rreth 30%, si dhe nga Beogradi dhe Vojvodina janë shpërngulur rreth 95% e shqiptarëve. Kështu që aktualisht në Luginë jeton më pak se gjysma e shqiptarëve, në krahasim me vitet ‘90, dmth. nga 155 mijë, kanë mbetur gjithsej vetëm rreth 70 mijë shqiptarë.

Shpresojmë që këto shqetësime të diskriminimit dhe shpërnguljes së shqiptarve nga Serbia, që ka marrë përmasa të eksodit të shkaktuar nga shteti i Serbisë për spastrimin etnik të shqiptarëve nga Serbia, duhet ta paraqesë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në takimin me homologun e tij Aleksandar Vuçiq, më 22 tetor 2014 në Beograd. Gjithashtu, Edi Rama duhet ta prezantojë edhe shqetësimin e mospërfshirjes së çështjes së shqiptarëve të Luginës në Dialogun e Brukselit dhe duhet t’i del zot vëllezërve të vet shqiptarë që jetojnë në Serbi, ashtu si Kosova kujdeset për serbët e Kosovës.

Presim që zoti Rama t’i paraqesë në mënyrë të denjë, si kryeministër i shtetit amë, të gjitha shqetësimet dhe problemet e shqiptarëve të Luginës në arsim, rreth mungesës së teksteve mësimore, për flamurin kombëtar, gjykatat, gjendjen ekonomike e sociale të mjerueshme dhe për thellimin e diferencave për shkak të ngecjes permanente të Luginës në zhvillim, të ardhurat kombëtare “per capita” tani janë 7 (shtatë) herë më të ulëta nga mesatarja e Serbisë, si dhe për problemet tjera të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Natyrisht se presim që z. Rama ta paraqes fuqishëm qëndrimin e të gjithë shqiptarëve kundër propozimit serbo-rus për “shkëmbim territoresh” midis Kosovës dhe Serbisë dhe kundër ndarjes së Kosovës, duke i demaskuar dhe qortuar publikisht edhe disa liderë shqiptarë të Luginës, që publikisht e kishin mbështetur gjatë kohë këtë propozim makabër serbo-rus.

Pritjet tona janë për përmirësim të kushteve të jetës dhe për heqjen e diskriminimit, ndaljen e shpërnguljes dhe për mirëqenie të shqiptarëve në Serbi, pas vizitës së z. Rama në Beograd. Mbase, kjo do (duhej) të ishte agjendë kryesore e vizitës së tij në Beograd. Andaj, presim që, për dallim nga Enver Hoxha që nuk i vizitoi “miqtë” (vëllezërit) e tij kosovarë, që Edi Rama t’i takoj vëllezërit e tij shqiptarë, në Beograd apo në Luginë të Preshevës.

Previous Post

Hashimin s’e mundi “blloku”, por “kaubojsat”

Next Post

Mazhoranca sinjal Opozitës, fut në axhendë amendamentet e PD-së

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Mazhoranca sinjal Opozitës, fut në axhendë amendamentet e PD-së

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.