Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka inaguruar ditën e sotme pedonalen e qytetit të Beratit si dhe ka inspektuar rikonstruksionin e Urës së Goricës. Gjatë këtij aktiviteti ai theksoi se ky është një premtim i mbajtur i fushatës së PS-së. “Krenar pasi ky është vetëm fillimi. Në një vit kemi investuar më shumë se 10 vitet e fundit”, u shpreh Rama. Më tej ai theksoi se këto projekte çelin rrugë të reja për ekonominë. “Do punojmë të nxjerrim në pah thesaret e qytetit. Edhe në Berat nuk do lejojmë ndërtime pa leje”, deklaroi Rama.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















