Dy emigrantë sirianë kanë rënë pre e një mashtrimi teksa po udhëtonin me tren nga Gjevgjelia në Shkup.
Katër persona që ishin prezantuar rrejshëm si policë kishin kërkuar t’i kontrollonin dy shtetasit sirianë dhe, njëri nga keqbërësit, kishte arritur t’u vidhte nga palltoja gjithsej 2.000 euro.
Rasti është denoncuar në polici, e cila po punon për ndriçimin e rastit.















