Në sajë të operacionit të koduar “Laguna e Vilunit” janë sekuestruar 804 kg droge, ndërsa policia ka vënë në pranga 7 persona. Pas një hetimi me metoda speciale për një periudhë kohore 1 vjeçare, është arritur me sukses operacioni antidrogë Shqipëri-Itali-Mali i Zi.
“Në këtë operacion, krahas Sektorit për Narkotikët, në Drejtorinë për Narkotikët dhe Trafiqet, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, morën pjesë dhe punonjësit e policisë së Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, D.P.Q Tiranë, D.P.Q Shkodër, D.P.Q Lezhë, D.P.Q Vlorë, D.P.Q Fier, D.P.Q Durrës, F.N.SH Tiranë dhe Shkodër, Policinë Kufitare të Shkodrës, Durrësit, Vlorës dhe Guardia di Financa.
Në kuadër të këtij operacioni policor, në datat 30.09.2014 dhe 01.10.2014 është bërë i mundur sekuestrimi i një sasie lënde narkotike rreth 804 kikogramë e dyshuar si mariuanë”, bën me dije policia. Nga ana e policisë është bërë e mundur arrestimi i këtyre shtetasve:
1. Mikel Hoxha 38 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë. Ky shtetas ishte dhe kreu i kesaj organizate kriminale.
2. Leonidha Dhimojani 48 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas ishte skafisti i cili do te bënte transportimin e lendes narkotike nga Shqiperia në Itali.
3. Ervis Sulo, 29 vjeç, banues në Vlore.
4. Indrit Rraja 34 vjeç, banues në Nikel-Fushe Krujë.
5. Mirjan Vitaj, 26 vjeç, banues në Rrijoll Velipojë.
6. Kristian C. 18 vjeç, banues në Rrijoll Velipojë.
7. Alfred Syli 22 vjeç, banues në Rrijoll Velipojë, i dënuar më parë.
Nga ana e uniformave blu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 804 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva, 370 fishekë model 56. 12 mijë euro, 14 mijë e pesëqind lekë, 3 automjete të modeleve të ndryshme, një furgon mallrash dhe 16 telefona celularë.















