IZET ZEQIRI
Kontrolli i dijes së studentëve është njëra nga elementet më kryesore në arsimin e lartë. Rezultati i kontrollit të dijes ka efekt të thellë mbi karrierën e ardhshme të studentit. Prandaj është shumë me rëndësi që kontrolli i dijes të realizohet profesionalisht, gjatë tërë kohës, dhe të ketë parasysh një spektër të gjerë të gjykimeve në lidhje me proceset e testimit dhe provimit (kontrollit). Propozim vlerësimi ekstern i studentëve në vitin e dytë dhe të katërtë nga ana e shtetit është një hyrje në totalitarizëm, shkelje e autonomisë së universiteteve dhe lirisë akademike (neni 12 dhe 13 ligjit mbi Arsimin e lartë). Menaxhimi i cilësisë në universitete kudo në botë lidhet me vlerësim të vazhdueshëm që bëhet në institucionet e arsimit të lartë gjë që universitetet duhet ta krijon përmes menaxhimit të cilësisë në mësimdhënie dhe mësimnxënie. Shteti nuk guxon të kontrollon sistemin cilësisë përmes testimit ekstern në arsimin e lartë. Kjo është precedent i tmerrshëm për shoqërinë ku në bazë të një procesi me shumë defekte dhe në bazë të dhënave të informacionit me plotë gabime, dikush do të bëjë një llogaritje në një kompjuter dhe do të vlerësojë studentët, profesorin dhe institucionet e arsimit të lartë.
CILËSINË E UNIVERSITEVE E VLERËSON KËSHILLI PËR AKREDITIM DHE EVALUIM E JO MINISTRIA E ARSIMIT
Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë ka qëllim për të rritur cilësinë e institucioneve arsimore dhe shkencore dhe ndërton mekanizmat e ndërtimit për funksionimin e tyre efektiv dhe efikas. Ministria e arsimit duhet të krijoj kushte që Këshilli për Akreditim dhe Evaluim të bënë punën në bazë të ligjit mbi arsimin sipëror i cili në bazë të rregullave ligjore të vepron. Këshilli për Akreditim dhe Evaluim të vlerëson standardet për akreditim kushtet për akreditim dhe kriteret bazë për punë të institucioneve të arsimit të lartë.
1. Në kushtet për akreditim Këshilli për Akreditim dhe Evaluim si përgjegjës për vlerësim dhe sigurimin e kualitetit e ka përgjegjësin për sigurimin e cilësisë në institucionet e arsimit të lartë. Ky institucion si trup rregullatorë në sferën e arsimit të lartë duhet të vlerëson dhe kontrollon: kushtet për akreditim ku vlerësohet forma juridike, ofertat e studimit; krahasueshmëria e studimeve; kualifikimi i personelit mësimdhënës në institucionet e arsimit të lartë a korrespondon me standardin ndërkombëtar shkencor dhe artistike. Liria e shkencës dhe mësimdhënies si dhe ndërlidhjen e hulumtimit dhe mësimdhënies.
2. Në kriteret bazë Këshilli për Akreditim dhe Evaluim si përgjegjës duhet të vlerësojë kriteret bazë: lirinë akademike, gjerësinë dhe shumëllojshmërinë, Institucioni i arsimit të lartë duhet të ketë brenda një ose disa disiplinave një ofertë të gjerë dhe të shumëllojshme të studimit, të cilat i përshtaten konceptit evropian për arsimin e lartë; hulumtimi në institucion. Këshilli për akreditim dhe vlerësim vlerëson personalen, që do të thotë se Institucioni i arsimit të lartë duhet të ketë në dispozicion personel të përhershëm dhe të mjaftueshëm shkencor ose artistik, i cili është i obliguar në një marrëdhënie të rregullt pune me kontrata në kohëzgjatje prej së paku tri vitesh. Ky personel i përhershëm duhet të jetë i kualifikuar ose të jetë dëshmuar në arte dhe duhet të jetë ne gjendje që të mbulojë së paku 50% të ngarkesës së mësimëdhënjes pë secilin program studimorë.
3. Këshilli I akreditimit dhe evaluimit bën vlerësimin e jashtëm të institucioneve të arsimit të lartë nga komisionet ku bëjnë pjesë ekspertë të huajë dhe në bazë të kriteriumeve ato bëjnë vlerësimin e institucioneve të arsimit të lartë në të gjitha aspektet.
TESTIME EKSTERN KUNDËR STANDARDEVE EVROPIANE PËR SIGURIMIN E CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
Ekzistojnë qasje të ndryshme lidhur me sigurimin e cilësisë dhe zhvillimit i standardeve evropiane për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë. Nga analizat e bëra testim ekstern ashte siç e mendon qeveria nuk ekziston. Kjo që propozon qeveria është kundër rekomandimeve për përmirësimin e sistemit të cilësisë në arsimin e lartë të Republikës së Maqedonisë në bazë të standardeve të reja evropiane. Shumica e shteteve bëjnë vlerësimin e institucioneve të arsimit të lartë përmes akreditimit dhe evaluimit. Shtetet të cilat e bëjnë evaluimin (vlerësimin) janë: Anglia, Irlanda, Franca dhe Skotlanda. Ato përdorin terminologji të ndryshme për ta përshkruar atë që e bëjnë: audit institucional (kontrollë), audit i cilësisë, evaluimi i sistemit për sigurimin e kualitetit dhe mbikqyrje të sistemit me qëllim të përmirësimit. Në grupin e vendeve të cilat pak më parë e pranuan sistemin e akreditimit e diturisë së fituar janë: Holanda dhe Gjermania. Norvegjia dhe Zvicra janë shembujt e shteteve të cilat përdorin kombinimin e auditit (evaluimit) dhe akreditimit. Shembull tjetër janë Danimarka dhe Sedija të cilët sistematikisht në intervale të caktuara e bëjnë evaluimin e të gjithë programeve. Ajo që është e përbashkët për të gjithë vendet e lartpërmendura është fakti se në fund të mileniumit të gjithë ato i kanë të reformuar sistemet nacionale të tyre të evaluimit
Maqedonia e filloi kyçjen e saj në kah sistemet për cilësi në arsimin e lartë, duke u bazuar në modelet angleze dhe franceze, të cilat janë modele evoluese. Për shkak të nevojave aktuale, u kalua në modelin e fortë të akreditimit, e cila duheshte të mbështetet në evaluim. Gjegjësisht u formuan dy sisteme paralele, ajo e akreditimit dhe evaluimit, me një varg paqartësish dhe joracionalitete. U formuan dy agjensione, me kapacitete shumë të dobëta për mbijetesë të më¬tutejshme të pavarur. Në mënyrë të pamjaftueshëm dhe të paqartë definohet si energjia në sistem, e me disa hapa, siç është evolucioni i jashtëm institucional i fakulteteve, drejtpërdrejt u bë ndërhyrja në autonomin e universiteteve (autonomia e tyre është edhe në kuadër të sistemeve të cilësisë), dhe lirisht mund të thuet se i tërë ky proces paraqiste edhe një element të deintegrimit të universiteteve. Pastaj kaloi në Këshillin për akreditim dhe evaluim gjoja si një sistem i veçantë konzistent për cilësinë e arsimit të lartë në R. e Maqedonisë, i cili do t’i njeh të gjithë përgjegjësitë sistematikisht dhe në nivel institucional, dhe do të kontribuoj në krijimin e universitetit të integruar në hapësirën evropiane të arsimit të lartë.















