Kriza që preku Europën në periudhën 2009-2013 detyroi mijëra emigrantë të kthehen në Shqipëri.
Sipas një studimi nga Instituti i Statistikave, janë rreth 134 mijë emigrantë që janë rikthyer në atdhe, pjesa më e madhe e tyre në vitin 2011.
Të dhënat e publikuara nga drejtuesit e INSTAT tregojnë se 70.8% e të kthyerve janë nga Greqia dhe 23.7% nga Italia.
Mosha mesatare e emigrantëve të kthyer është 38.6 vjeç.
Rreth 40% e tyre mendojnë të qëndrojnë përgjithmonë në Shqipëri, ndërsa rreth 1/3 e shohin kthimin në Shqipëri si të përkohshëm dhe synojnë menjëherë emigracionin e përsëritur.















