• Latest
  • Trending
  • All

Kush e çliroi Beogradin?! Vendos Vladimir Putin…

06/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 15 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Kush e çliroi Beogradin?! Vendos Vladimir Putin…

06/10/2014
in Aktualitet, Histori, Lajme, Opinion

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Sa do të ndikoj vizita e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin më 16 Tetor në Beograd në marrëdhënie me botën tjetër fletë edhe dhëna se qysh me organizimin e kësaj vizite, arsye e së cilës është ceremonia e 70 vjetorit të çlirimit të Beogradit, nga ftesa ëshët privuar Ukraina si njëra nga çlirimtaret e Beogradit sepse aty do të jetë shteti rus dhe “i madhi Putin”. Historinë për momentin u mundua ta rikujtoj Ambasadori amerikan në Serbi, Majkëll Kirbi, por kjo shkaktoi reagime të ashpëra ndërsa debati në mes të ambasadorit amerikan Kirbi dhe homologut të tij rus, Çepurin vazhdon. Pse?!

Bgd_Large

Pse vjen Putini në Beograd

Ambasadori amerikan në Serbi, Majkëll Kirbi ka shtruar pytjen se pse presidenti rus, Vladimir Putin vjen me rastin e 70-vjetorit të luftës së dyë botërore. “Ende nuk është e sigurtë nëse Putin vjen por nëse ndodhë kjo – pse vjen? Për shkak të 70-vjetorit të çlirimit të Beogradit? E Beogradin e ka çliruar edhe Armata e III-të e Ukrainës (grupi i Armatës së frontit të III-të të Ukrainës),si pjesë e Armatë së kuqe,” thekson ambasadori amerikan Kirbi në një intervistë për të përditëshmen serbe “Veçernje Novosti” duke shkaktuar një debat të ashpër amerikano-rus në kohën kur nuk dihej se vetëm pas 30 ditësh Vladimir Putin do ta vizitojë Beogradin më 16 Tetor.
Kirbi nuk tha asgjë më shumë se e vërteta se shumë popuj dhe republika ishin pjesë e Bashkimit Sovjetik dhe pyeti se përveç Putinit, a janë ftuar edhe të tjerat, nga shtetet aktuale të cilat në vitin 1944 ishin forca që morën pjesë në çlirimin e Beogradit.
”Mund të keni marrëdhënie të mira me Rusinë dhe Kinën, edhe me SHBA-në. Por qëndrimi ynë për vizitat e zyrtarëve kinez dhe rus ndryshon. Kinezët gati askënd nuk e kanë sulmuar, e rusët po. Këtë duhet ta keni parasysh,” tha Kirbi duke u përgjigjur në pyetjen se si SHBA shikon në vizitat e paralajmëruara në Serbi – Putin në muajin Tetor, e kryeministri kinez në muajin dhjetor.
Me këtë rast ambasadori i SHBA-së, duke përgënjeshtruar disa media serbe  ka sqaruar se Uashingtoni nuk ka kërkuar nga Beogradi që ti vendosë sanksione Rusisë ose ta pranojë pavarsinë e Kosovës, as që ta “shtyje” Serbinë në NATO. “Nuk kam kërkuar nga qeveria e Serbisë ti vendosë sanksione Rusisë. Pra, jo, kjo nuk është e vërtete. Jam shumë i kënaqur që qeveria e Serbisë e ka bërë të qartë se respekton integritetin territorial të Ukrainës, duke përfshirë këtu edhe Krimenë”, tha Kirbi.
Kjo deklaratë vjen pas shumë temave të nxehta politike që për muaj të tërë u hapën në Serbi me idenë se deri kurë shteti serb do të arrijë balancin në mes Perëndimit dhe Lindjes i cili gjithnjë e më shumë, me rastin e krizës në Ukrainë, ngjanë në ballafaqimin e dikurshëm të dy blloqeve. Kështu kjo deklaratë sërisht ka hapur çështjen nëse SHBA-të presin distancimin e Serbisë nga partneri i saj Lindorë.
Lidhur me këtë deklaratë u pyet menjëherë edhe kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq i cili shumë i disponuar, me stilin të cilin e reflekton javët e fundit, thekson se Kirbi është njeri dhe ambasador i mirë:
“Unë mendoj se kjo pyetje i është dërguar palës ruse, dhe jo neve. Ju mos u shqetësoni, ka kush mëndon për të gjitha mesazhet. Mos u brengosni, Serbia është në rrugë të mire dhe gjithçka do të shkojë siç duhet.”
Ndërkohë ambasadori amerikan sqaroi se çfarë ka dashur të thotë në të vërtetë. “Serbia ka të drejtë të ftoi kë të dëshirojë, kur ta dëshiroj, e unë vetëm kam dashur të tërheq vërejtjen se ndoshta konteksti historik deri dikund është shtrembëruar,” tha Kirbi duke shtuar: “Nuk bëhet fjalë se unë  nuk jam dakort me vizitën e zotit Putin, por nëse qëllimi është të shënohet çlirimi i Beogradit, atëherë duhet kujtuar të gjithë ata që kanë marrë pjesë”, tha ambasadori amerikan në Beograd, Majkëll  Kirbi.

Reagimi serb

Deklarata e ambasadorit amerikan Kirbi, ka shkaktuar reagime të ashpëra në opinionin serb, si dhe faktet historike që thekson ambasadori amerikan.
Këshilltari për politikë të jashtme i presidentit të  Serbisë, Ivan Mërkiç tha për të përditshmen serbe “Politika”se nuk ka asgjë të çuditshme që në ceremoninë festive të çlirimit të Beogradit është ftuar  presidenti i Rusisë sepse sipas të drejtës ndërkombëtare, Federata ruse është trashëgimtare e të Bashkimit Sovjetik. Në çlirimin e Beogradit ka marrë pjesë Armata e kuqe në të cilën përveç Rusëve kishte edhe Gjeorgjianë, Azerë, Bjellorusë, Kozakë…Pra, siç thekson Mërkiç, Rusia ishte trashëgimtare e BRSS-së. Njëkohësisht, është e drejtë e ambasadorit amerikan të shprehë publikisht pakënaqësinë e tijë për këtë lëvizje.
Ndërsa Zv/kryetari i DSS së Kushtunicës, Aleksandar Popoviç deklaratën e ambasadorit e amerikan Kirbi e vlerson si skandaloze. Ai i kujton ambasadorit amerikan se shumë më shumë serbë kanë vdekur gjatë bombardimeve amerikane të vitit 1944, se sa gjatë bombardimeve naziste të vitit 1941.
Por kjo deklaratë e ambasadorit amerikan që ka të bëjë me marrëdhëniet e nikoqirit me vëndet e treta e kalon etikën diplomatike? Analisti serb për politikë të jashtme, Boshko Jakshiç vlerëson se kjo nuk është  hera e parë, që flet edhe për pozicionin e Serbisë. Më e rëndësishme është përmbajtja e mesazhit, se çfarë ka dashur të thotë ambasadori amerikan:
“E para, Uashingtoni i vërteton vehtes të drejtën të komentoj vizitën e presidentit rus. Edhe pse  Beogradi ështe  në periferinë e largët të politikës së jashtme amerikane, dëshmohet se sipas parimit të enëve të bashkuara, interesi për Serbinë rritet në kohë krize dhe është propocional interesi që tregon  fuqia tjetër e madhe, Rusia. Dhe e dyta, kthimi në të dhënat historike se dymbëdhjetë kombe në kuadër të BRSS-së ishin përfshirë në çlirimin e Beogradit, duhet lexuar si vërtetim se deklarata është përgatitur me shumë kujdes. Dhe është shumë logjike që në këtë kontekst të parashtrohet pyetja pse vetëm Putini. Në kohën e tensionimeve amerikano-ruse rreth Ukrainës, është e qartë se Amerikanët do ti konfirmojnë Serbisë të drejtën për marrëdhënie të mira me shtete të ndryshme, por që nuk duan ta lëshojnë rastin që nga Serbia e cila është në rrugën drejtë BE-së të presin përcaktim më të afërt me Perëndimin dhe të kujtojnë se Zv/Presidenti amerikan Xho Bajden në urimin e qershorit për Vuçiqin e porositë që të mbështetet në liderizmin e Vuçiqit në mënyrë që të jetë i sigurtë se Serbia do të qëndrojë pranë partnerëve evropian në mbështetje të parimeve ndërkombëtare. Pra, deklarata e Kirbit duhet të konsiderohet si shenjë informacioni dhe jo paralajmërimi,” tha analisti i njohur serb për politikë të jashtme, Boshko Jakshiç duke shtuar se lëvizjet e saja diplomatike ndaj Moskës, Serbia duhet ti balancojë me Perendimin. A do të ketë sukses, në këtë pyetje Jakshiç me një dozë ironie përgjigjet: “Më mbetet vetëm ti besoj kryeministrit i cili thotë se gjithçka do të jetë në rregull.”

Reagimi Rus

Vjen dhe reagimi rus, si zakonisht plotë arrogancë dhe pa fakte si gjithmonë, e për fat të keq nga i pari i diplomacisë ruse në Serbi dhe jo mercenarët politik të Rusisë në Beograd.
Ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandar Çepurin vlerëson se deklaratat e ambasadorit amerikan, Majkëll Kirbi për vizitën e presidentit rus në Beograd janë të reja dhe të pa pritura.
“Kirbi shtroi pyetjen – pse në ceremonin festive të çlirimit të Beogradit të vijë presidenti i Rusisë, e jo ndonjë Ish-republike tjetër Sovjetike? Tha se Beogradin e ka çliruar njëfarë “Armate e III-të e Ukrainës, duke aluduar në atë se ajo përbëhej nga ukrainas. Nuk është e qartë se nga i vjen ky informacion”, tha Çepurin për të përditshmen serbe “Politika”duke shtuar se ambasadori amerika ka treguar një “mosnjohje të jashtëzakonshme të historisë”duke theksuar edhe se në Ish-Bashkimin Sovjetik kishte dymbëdhjetë republika, e në fakt ishin pesëmbëdhjetë.
Kirbi në intervistën për të përditshmen serbe “Veçernje Novosti” tha se ndryshe shikon në mundësinë e vizitës së kryeministrit të Kinës dhe presidentit të Rusisë në Beograd, sepse kinezët nuk kanë sulmuar njeri, e rusët po.
“Çfarë kishte parasysh ai? Ambasadori nuk e saktëson. Ndoshta sulmet ndaj Irakut ose Libisë? Ndoshta bombardimet e tmerrshmetë Beogradit dhe qyteteve të tjera serbe” thekson ambasadori I Rusisë duke folur jashtë kontrollit ndërsa shton se paralajmërimet e Kirbit mund të kuptohen se kanë të bëjnë me Ukrainën.

Kirbi
Debati Kirbi- Çepurin vazhdon…

Ambasadori amerikan në Beograd Majkëll Kirbi ka sqaruar duke reaguar në deklaratën e ambasadorit rus, Aleksandar Çepurin se Kirbi nuk dinë numrin e republikave ish-BRSS, se SHBA kanë pranuar 12 nga 15 republika.
“Ne kurrë nuk kemi pranuar se Letonia, Lituania dhe Estonia janë pjesë e Bashkimit Sovjetik” tha Kirbi duke saktësuar: “Nuk kemi konsideruar se Hitleri ka të drejtë të dhurojë tri shtete.”
Sipas ambasadorit amerikan, thelbësore do të ishte pyetja se pse fundi i luftës së dytë botërore ishte i rëndësishëm për të gjithë pjesmarrësit dhe se bota sot është më e mire duke ju falemnderuar humbjes që i shkaktuan nazizmit.
Në fund ai sqaroj edhe komentin për vizitën e paralajmëruar në Beograd të presidentit rus Vladimir Putin, duke përsëritur: ”Serbia është vend i lirë dhe i pavarur dhe ka të drejtë të ftoj kë të dëshiroj.”

bgd1
Kush e çliroj Beogradin?!

“Auditin e parë të këtyre zhvillimeve e bënë komunistët. Deri në vitin 1948 në çdo hap shprehej falemnderimi për Armatën e kuqe, dhe gjeneralin e jashtëzakonshëm Stalin. Beogradin, siç thuhet , “gjunjë më gjunjë” e kanë çliruar Armata e kuqe dhe Ushtria Nacional Çlirimtare. Kjo “gjunjë më gjunjë” pas vitit 1948 ra poshtë,” saktëson Drejtori i Institutit për histori bashkohore, Prof.Dr. Momçilo Pavloviç

Në Serbi këto ditë historia sërisht u shkrua me gjuhë diplomatike. Ambasadorët e SHBA-së dhe Rusisë, Majkëll  Kirbi dhe Aleksandar Çepurin sërish në dyert e mëdha, në prag të shënimit të 70-vjetorit ju kthyen çlirimit të Beogradit. Kirbi thekson se Serbia duhet ti falemnderohet Ukrainës e jo vetëm Rusisë dhe nuk e shef të arsyeshme pse pikërisht Presidenti rus Vladimir Putin do të vijë në Beograd. E ku ka diplomaci dhe politikë, ka pak histori. Për këtë arsye e përjavëshmja serbe “Nedeljnik” i është drejtuar historianit dhe Drejtorit të Institutit për histori bashkohore, Prof.Dr. Momçilo Pavloviç, i cili mundohet të zgjidhë të gjitha dyshimet rreth operacionit të Beogradit.

Roli i Ukrainës

Përgjigjja Pashiçeviçiane në debatin në mes të ambasadorit amerikan dhe atij ruse në Beograd është se si njëri ashtu edhe tjetri kanë të drejtë nga këndëvështrimi i marrëdhënies së aleatëve në vititn 1944 dhe vëndimit që të mbështesin një lëvizje në Jugosllavi, sepse aleatë të Titos në atë kohë ishin si njëri ashtu edhe tjetri.
Amerikanët ia kanë lënë Churchillit politikën në Ballkan, ndërsa ata e kanë punuar pjesën teknike të punës në aksionet aleate dhe para së gjithash bombardimin e gati gjithë Evropës.
Në atë moment kur avionët e tyre mund të fluturonin deri në Bashkimin Sovjetik, bombardimet u intensifikuan, ndihma për Armatën e kuqe gjithashtu, ashtu si dhe operacionet tjera ushtarake të përbashkëta. Mirëpo, kur armata e kuqe, përkatësisht pjesët e Frontit të II-të dhe të III-të ukrainas që ishte krahu Jugorë, përmes Rumanisë dhe Bullgarisë në fushën e Timokut, në befasi për Gjermanët, ka shpërthyer me tanke dhe armatim tjetër të rëndë, lufta për Serbinë ose për çlirimin e Serbisë mori një rrjedhë dhe dinamikë të re. Nuk ka dyshim se Armata e kuqe me artilerinë e saj dhe njësitet e tankeve, para së gjithash, mundësoj depërtimin e lehtë të forcave partizane për futjen në qytete dhe në fshatra, nga Krushevci deri në Beograd. Pra, ka kontribuar në çlirimin vëndimtar të pjesëve Lindore të Jugosllavisë, që është Serbia por njëkohësisht ka ndikuar me vëndosmëri në rrezulatin përfundimtarë, ose më mirë të thuhet ka përshpejtuar përfundimin e luftës qytetare në dobi të forcave partizane.
“Sipas logjikës së ambasadorit amerikan, në vitin 1944 Serbinë e kanë bombarduar Forcat ajrore Ballkanike me qëndër në Bari, por kjo nuk do të thotë se këto forca janë komanduar nga ballkanasit. Nga këto baza, si në vitin 1944 Amerikanët kanë bombarduar Serbinë edhe në vitin 1999. Nuk është shkencore që ngjarjet aktuale të krahasohen me historinë, por politikisht ndoshta edhe është e dobishme,”thekson historian serb, Prof.Dr. Momçilo Pavloviç, duke shtuar se në gjysmën e dytë të vitit 1944 kanë ndodhur zhvillime të mëdha dhe vëndimtare të cilat kanë përcaktuar të ardhmën e shtetit jugosllav. Operacionet luftarake nga pjesa Përëndimore janë transferuar në pjesën Lindore të vendit, pra Serbisë, forcat partizane që nga njësitet më të thjeshta janë armatosur me ndihmën e aleatëve perëndimor, e nga vera e vitit 1944 edhe me ndihmën e madhe të BRSS, janë rritur në formacione të vërteta ushtarake duke kërcënuar seriozisht njësitet armiqësore dhe rivale, objektet e komunikimit dhe objektet e tjera në këtë rajon jashtëzakonisht të ndjeshëm.
“Auditin e parë të këtyre zhvillimeve e bënë komunistët. Deri në vitin 1948 në çdo hap shprehej falemnderimi për Armatën e kuqe, dhe gjeneralin e jashtëzakonshëm Stalin. Beogradin, siç thuhet , “gjunjë më gjunjë” e kanë çliruar Armata e kuqe dhe Ushtria Nacional Çlirimtare. Kjo “gjunjë më gjunjë” pas vitit 1948 ra poshtë,” saktëson Drejtori i Institutit për histori bashkohore, Prof.Dr. Momçilo Pavloviç.

Të gjithë ambasadorët amerikan

Predrag Simiç*

Ambasadori amerikan në Serbi ka turbulluar ashpër opinionin serb me komentin mbi vizitën e paralajmëruar të presidentit rus Putin në Beograd me rastin e shënimit të 70-vjetorit të çlirimit të Beogradit në luftën e dytë botërore. Edhe pse në intervistën e tijë nuk tha asgjë mbi politikën e SHBA-së që nuk dihej, pasuan reagime të ashpëra të cilat kryeministri i Serbisë i preu shpejtë dhe mirë me fjalët se ambasadori amerikan është diplomat i mirë dhe se komentet e tij kanë të bëjnë me Rusinë e jo me Serbinë. Me këtë rast, për momentin, u vu pika mbi “I” edhe pse ambasadori amerikan dhe ai rus kanë vazhduar polemikat në mediat serbe.
Ambasadorit Kirbi për ngushllim mund ti shërbejë fakti se as paraardhësit e tij në Beograd nuk e kishin të lehtë. Prej gjithë ambasadorëve amerikan të cilët pas vitit 1945 kanë shërbyer në Beograd, vetëm katër prej tyre kanë përfunduar karrieren e tyre diplomatike, dy kanë dhënë dorëheqje, derisa njëri është shpallur “persona non grata” dhe është tërhequr nga Beogradi.
Ambasadori i parë i pas luftës në Jugosllavi, Riçard Piterson në letrat e tij drejtuar Kartijeut njujorkez ankohej se “të gjitha rrugët nga Beogradi të çojnë në Moskë” dhe i pafuqishëm dha dorëheqjen në vitin 1947. Në filim vitet ’60-të në Beograd asgjë më mirë nuk ka kaluar as diplomati legjendarë Xhorxh Kenan. Edhe pse i gatshëm i është përgjigjur kërkesave të Titos për grurë dhe kredi, ai nuk arriti ti ndërrojë mendjen që në Beograd të organizon konferencen e Lëvizjes së të painkuadruarëve, të cilën shefat e tij në Uashington e konsideronin si dorë të zgjatur të Moskës. Për shkak të qëndrimit të fortë të Kongresit ndaj Jugosllavisë edhe ai dha dorëheqje dhe iku nga Beogradi. Karriera e njërit prej nënpunësve të saj të ri në atë kohë, atasheut ekonomik, Lorens Igëlberger arriti kulmin në vitin 1963 kur pas termetit në Shkup organizoi ndihmën amerikane për Maqedoninë.
Në mesin e viteve ’70-të ambasador amerikan në Beograd u emërua, Lorens Silberman të cilin komunistët jugosllav e bënin shumë me nerva, gjë që nuk e fshihte dhe fliste hapur. Beogradi protestoj, Silberman u tërhoq, e detyrën për të përmisuar marrëdhëniet e përkeqësuara e mori pikërisht Lorens Igëlberger i cili si ambasador  e më vonë edhe si Ndihmës sekretar i shtetit dhe më pas edhe Sekretar i shtetit, bëri gjithçka që është e mundur që të parandalojë shpërbërjen dhe luftën qytetare në Jugosllavi.
Ndoshta ngjashmërinë më të madhe me ambasorin aktul të SHBA-së në Beograd e kishte fatkeqi Uoren Zimerman të cilin Igëlberger e çoi në Beograd në fund të viteve ’80-të, nëse do të arrinte të çmontoj “socializmin vetëqeverisës” dhe në njëfarë mënyre të ruante Jugosllavinë. Anglosanksoni i arsimuar u gjet në vorbullën ballkanike ku më nuk vlenin rregullat diplomtike dhe në të cilin liderët e tri republikave më të mëdha më nuk çanin kokën as për socializmin dhe as për Jugosllavinë. Pas disa përpjekjeve të pasukseshme që të ndalojë spiralen e krizës jugosllave, Zimerman e mbylli karrieren e tij me takimin kontravers me Alia Izetbegoviçin, pas të cilit takim, lideri boshnjak tërheq firmën nga letra e Lisbonës mbi qëllimet, dhe hapi rrugën drejt luftës.
Diplomatët amerikan në Beograd shpesh herë janë gjetur para misionit të pa mundur që të zbatojnë politikën e qeverisë së tyre, në vendin, vlerat dhe zakonet e të cilit dukshëm ndryshojnë prej tyre. Ambasadori Kirbi patjetër që është diplomat i mirë i cili nuk nguron të përvesh mëngët dhe tregon se nuk është gjakftohtë ndaj vuajtjeve të njerëzve të thjeshtë, por që edhe pa doreza të komunikojë qëndrimet të cilat këtyre njerëzve nuk do t’ju pëlqejnë. A do të mjaftoi kjo që të kalojë humnerën e cila në 30 vjetët e fundit është hapur në mes të SHBA dhe Serbisë do të dëshmoi koha.

Nga Agim Popoci

Previous Post

Operacioni “Anakonda”

Next Post

Putinizimi i Serbisë

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Putinizimi i Serbisë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.