Kandidatët për ambasadorë të propozuar nga BDI-ja kanë mbetur peng i kokëfortësisë së presidentit Ivanov. Kreu i shtetit refuzon të nënshkruajë pëlqimet për delegimin e tyre në vendet përkatëse, për shkak të kontestimit të legjitimitetit të tij nga partia shqiptare në pushtet.
Kështu e interpretojnë burime të ndryshme të Alsat-it, lënien e vendeve boshe për më tepër se 1 vjet në Gjenevë, Bernë, Katar, ndërsa tani edhe në Varshavë. Të gjitha këto ambasada, me ndarjen e kulaçit i kanë takuar partisë së Ahmetit.
BDI-ja ka zgjedhur tashmë kandidatët e saj për të plotësuar këto vende. Ekrem Abibi ka kaluar procedurat qeveritare dhe ka prezantuar tezat e tij në MPJ, por ende pret nënshkrimin e Ivanovit për të zënë vendin e ambasadorit në Bernë. Në Gjenevë pritet të delegohet Teuta Demjaha, ndërsa për në Katar përmendet Shaban Jashari. Nga BDI-ja nuk i komentojnë ngecjen nga presidenca. Inati i Ivanovit vjen pas bojkotit të zgjedhjeve presidenciale nga BDI-ja, për shkak të mos arritjes së marrëveshjes për kandidat konsensual presidencial mes BDI-së dhe VMRO-së.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















