Vazhdojnë ende replikat midis mazhorancës dhe opozitës për dëshmitarin kyç ndaj Frrokut, ku kjo e fundit e akuzon qeverinë për zbulimin e identitetit të dëshmitarit dhe bashkëpunimin me mafian. Në një deklaratë për mediat, deputeti Arben Ristani ka thënë se Rama kërkon t’i mbyllë gojën opozitës për t’i dhënë llogari mafias. “Edi Rama e thelloi sot skandalin e publikimit të identitetit të dëshmitarit ky kyç në procesin për vrasjen e komisarit të policisë, duke sulmuar opozitën me anë të Ministrit të tij. Identiteti i dëshmitarit të drejtësisë, doli nga zyrat e tij, dhe ishte peshqesh për aleancat kriminale që ka ndërtuar Edi Rama në Kuvend. Publikimi i emrit, mbiemrit dhe portretit të dëshmitarit është një skandal i paprecedentë, dhe është një krim para të cilit Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm duhet të mbajnë përgjegjësi jo vetëm morale, por ligjore në radhë të parë. Edi Rama ia dorëzoi mafias dëshmitarin e drejtësisë me duart e tij, për interesat e tij politike, dhe sot del e sulmon opozitën. Lëreni të qetë policinë të punojë, mos hidhni baltë mbi policinë, thotë ministri i Ramës,që në rastin konkret do të thotë “na lini rehat kur bashkëpunojmë me krimin, mos na i bëni publike të palarat”, shprehet Ristani. Ai nënvizon më tej se Rama dhe Tahiri i’a dorëzuan dëshmitarin e drejtësisë krimit duke u shërbyer mafias, që sipas tij, është aleatja kryesore e tyre në pushtet. ” Kjo është shumë e rëndë, ia dorëzojnë dëshmitarin e drejtësisë krimit dhe kërkojnë nga opozita që të mbyllë gojën, por hiqeni nga mendja, asnjë marifet, nuk do ta shpëtojë as Edi Ramën, as Saimir Tahirin, nga kjo përfshirje dhe shërbim kriminal që po i bëjnë mafias që është sot aleatja e tyre kryesore në pushtet”, ka thënë Ristani.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















