Vetëvendosje ka kundërshtuarparimet që kanë vënë ndërkombëtarët për qeverinë e ardhshme.
VV-ja ka shtuar se ka parimet e saj sesi vendi të mund të qeveriset në katër vitet e ardhshme.
Ndërkombëtarët tashmë i kanë pesë parime që çdo subjekt që hyn në qeveri duhet ti respektojë.
Fillimisht, kërkohet që kryetari i Kuvendit të zgjidhet në bazë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, së dyti, që presidentja të nominojë mandatarin e qeverisë në të dyja rastet vetëm duke u mbështetur në aktgjykimin e mëhershëm të Gjykatës Kushtetuese dhe së treti që koalicioni i ardhshëm qeverisës të jetë gjithëpërfshirës, që nënkupton që pjesë e tij të jetë edhe “Srpska”.
Vetëvendosje nga ana e saj nuk e do Listën Serbe në qeveri, pasi sipas saj, nuk është e drejtë kërkesa kryesore e partisë serbe, themelimi i asocacionit të komunave serbe në veri të vendit.
















