Policia e Kosovë ka pranuar një informatë se në fshatin Korminjan të Kamenicës në oborrin e shtëpisë së një serbi janë kultivuar bimë narkotike. Me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia e të dyshuarit dhe gjatë kontrollit janë gjetur të mbjella dy bimë narkotike të llojit marihuanë të cilat janë konfiskuar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















